Megjithë detyrimin ndërkombëtar, SHBA ende shkel Rezolutën 2231 të KS të OKB

Ambasadori i përhershëm i Iranit në Kombet e Bashkuara tha se përkundër detyrimit ndërkombëtar për të zbatuar e rezolutat e miratuara nga Këshilli i Sigurimit i OKB, Shtetet e Bashkuara janë ende në kundërshtim me Rezolutën 2231 të KS të OKB, e cila ratifikoi një marrëveshje thelbësore bërthamore midis Iranit dhe fuqive botërore.

Maxhid Takht Ravanchi e bëri deklaratën në një postim të hënën, pesë vjet pasi Këshilli i Sigurimit i OKB miratoi marrëveshjen bërthamore të Iranit, përmes miratimit unanim të Rezolutës 2231 në 20 korrik 2015. “2 vjet më parë, SHBA pezulloi pjesëmarrjen në marrëveshjen bërthamore të Iranit dhe hoqi dorë nga të gjitha të drejtat si pjesëmarrëse. SHBA është e detyruar të respektojë rezolutat e KS të OKB, megjithatë vazhdon shkeljen e rezolutës 2231,” tha Takht Ravanchi. “Komuniteti ndërkombëtar në përgjithësi dhe Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, në veçanti, po përballen me një vendim të rëndësishëm,” tha ai. “A të ruajmë respektin për sundimin e ligjit apo t’i rikthehemi ligjit të xhunglës duke u dorëzuar përballë tekave një shantazhuesi të jashtëligjshëm?” pyeti diplomati i lartë iranian./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne