Merkel: Bisedimet për Iranin në G-7, të mira dhe konstruktive

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel bëri deklarata në lidhje me çështjet e trajtuara në samitin e G7-s, që u mbajt në fundjavë në qytetin Biarritz të Francës.

Në lidhje me Iranin,- u shpreh Merkel,- u zhvilluan diskutime të mira dhe konstruktive.

“Gjithkush ishte në një mendje për të mos lejuar armatimin nuklear të Iranit dhe për ti gjetur këtij problemi një zgjidhje të negociuar”,- shtoi ajo.

Merkel tha se Presidenti i Francës, Emmanuel Marcon i kishte informuar liderët e vendeve të G7-s mbi takimin që kishte pasur me ministrin e Punëve të Jashtme të Iranit, Xhevad Zarif. Në takimin që u zhvillua në këtë samit, diskutimet u fokusuan në atë se çfarë duhet bërë për të parandaluar shkallëzimin edhe më shumë të tensionit dhe se duhet rikthyer apo jo në tryezë për të negociuar marrëveshjen nukleare (me Iranin)./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne