Mesazh shqetësues për të gjithë amerikanët nga ish-Ministri i Mbrojtjes së Kanadasë

I nderuari Paul Hellyer, ish-ministri kanadez i Mbrojtjes ka regjistruar këtë videomesazh, i cili shkon në zemër të së vërtetësë për mënyrën se si funksionon pushteti në botë. Hellyer ka shumë eksperiencë, si një 93 vjeçar shumë i shëndetshëm dhe i përzemërt. Këtu janë disa fjalë të zgjedhura nga ky njoftim i fuqishëm:

“Shtetet e Bashkuara dhe shumë vende të botës perëndimore kontrollohen në fund të fundit nga një Komplot i pazgjedhur, i papërgjegjshëm. Maja e tij është aleanca bankare dhe financiare, e ndjekur nga aleanca e naftës, kryeshefat ekzekutivë më të mëdhenj dhe më të fuqishëm të korporatave transnacionale, agjensitë e mëdha të inteligjencës, duke përfshirë CIA-n, FBI-në, NSA-n dhe një pjesë e madhe e ushtrisë amerikane.

“Fuqia dhe ndikimi i tyre i përbashkët është i pallogaritshëm dhe është (pikërisht) plani i tyre për SHBA-në dhe pjesën tjetër prej nesh që është aq alarmant. Plani i tyre është një perandori më e madhe dhe më e fuqishme se çdo perandori para saj. Ata e quajnë këtë “Rendi i Ri Botëror”, që për ironi është i njëjti emër që përdori Hitleri për perandorinë e vogël që ai imagjinonte.

“Një gjë është e sigurt: Rendi i Ri Botëror do i japë fund gjithë pretendimit të qeverisë ‘Nga populli për popullin’. Ai do të jetë një diktaturë nga dhe për një pakicë të vogël të elitës së pasur dhe të privilegjuar. Pjesa më e madhe e fuqisë së saj qëndron në sistemin bankar në pronësi private. Pse monarkët dhe politikanët e lejuan aleancën private të bëhet furnizuesi monopol i parave të reja, ne kurrë nuk do e dimë, por kjo fuqi është pothuajse absolute dhe mund të përcaktojë fatin e kombeve dhe të njerëzve të tyre.

“Një sistem, ku gati të gjitha paratë krijohen si borxh – dhe një borxh që duhet të paguhet me interes – por ku askush nuk krijon ndonjë para me të cilën të paguajë interesin. Është një fund i vdekur që i lë debitorët pa asnjë alternativë, veçse të marrin para hua për të paguar interesin dhe të shkojnë thellë e më thellë në borxh. Është një absurd kaq i egër, saqë një nxënësi të klasës së 10-të do i duhen vetëm disa minuta për ta njohur atë si një skemë gjigande Ponzi!

“Bankat mund të investojnë pesë milionë dollarë dhe t’i mbajnë në mënyrë që të krijojnë një kredi njëqind milionë dollarë, e cila duhet të paguhet me interes. Në fakt, ata skremojnë nëntëdhjetë e pesë për qind në krye të çdo kredie. Kjo është arsyeja pse unë i kam quajtur ata ‘Mafia e Parasë’. Reforma monetare është më urgjentja e të gjitha reformave thelbësore … “ / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne