Gazeta Impakt
  • KREU
  • Shqiperia
  • Rajoni
  • Bota
  • Opinion
  • Sociale
  • Kultura
  • Historia
  • Intervista
  • Ekonomi
  • Shkence
  • Sport
  • TE TJERA
    • Emisioni IMPAKT
    • Gazeta PDF
    • Kuriozitete
    • Islamofobi
    • Video
    • Libra
Gazeta Impakt
  • KREU
  • Shqiperia
  • Rajoni
  • Bota
  • Opinion
  • Sociale
  • Kultura
  • Historia
  • Intervista
  • Ekonomi
  • Shkence
  • Sport
  • TE TJERA
    • Emisioni IMPAKT
    • Gazeta PDF
    • Kuriozitete
    • Islamofobi
    • Video
    • Libra
Kuriozitete

Mesazhi “i fshehtë” i logove të famshme të cilin nuk e keni vërejtur kurrë!

May 27, 2019
3 Min Lexim
Gazeta Impakt

Duket se disa prej logove më të famshme në botë u dizajnuan pikërisht për të treguar diçka më shumë se thjeshtë bukurinë e tyre. Në fakt, duket se në disa raste, çdo vijë, lakim dhe ngjyrë ka një kuptim prapa.

Këto janë logot që kanë kuptime të fshehura të cilat nuk i kenë vërejtur kurrë. Interesante!

Hyundai

hyundai

Shumë njerëz mendojnë se logoja e Hyundai është thjeshtë shkronja e parë e emrit të kompanisë jug-koreane. Por në fakt, shkronja “H” simbolizon dy njerëz (një klient dhe një përfaqësues të kompanisë) duke shtrënguar duart

Adidas

adidas

Emri Adidas rrjedhë nga themeluesi i saj, Adolf Dassler. Logoja e kompanisë ka ndryshuar disa herë, por gjithmonë ka përfshirë tri vija të trasha. Konfigurimi aktual është tri vija në një kënd që së bashku formojnë një trekëndësh. Kjo simbolizon një mal, i cili përfaqëson sfidat me të cilat përballen të gjithë sportistët.

Apple

apple

Rob Yanov, dizajneri që erdhi me idenë e logos së famshme të Apple, ka shpjeguar se si i erdhi ideja për ta bërë këtë logo: “Bleva disa molla, i vendosa në një enë dhe kalova disa orë duke i vizatuar ato për një javë, në përpjekje për të nxjerrë diçka të thjeshtë. Heqja e një cope të mollës ishte pjesë e eksperimentit, dhe rastësisht vërejta se “bite” (kafshim) tingëllonte njëjtë si termi kompjuterik “byte” (bajt).

Sony Vaio

sony-viaio

Dy shkronjat e para të logos së Sony Vaio përbëjnë një dallgë që simbolizon një simbol analog, përderisa dy shkronjat e fundit janë të ngjashme me numrat 1 dhe 0 – kjo, simbolizon një sinjal digjital.

Amazon

amazon

Në shikim të parë, logoja e Amazon nuk duket diçka e veçantë. Por ajo u dizajnua me filozofinë që kompania e kishte në mendje. Shigjeta e portokalltë është e njëjtë me një buzëqeshje, dhe me këtë kompania dëshiron që klientët të jenë të kënaqur. Shigjeta shtrihet mes shkronjave A dhe Z, një tregues se kompania shet gjithçka prej A-së deri në Z.

Toyota

toyota

Shumë njerëz e kanë krahasuar logon e kompanisë japoneze Toyota me imazhin e një kauboji që ka të veshur një kapelë stereotipikale. Por në fakt ajo përfaqëson imazhin e vrimës së gjilpërës me një fije që kalon nëpër të. Kjo tregon të kaluarën e kompanisë, që dikur prodhonte makina për qepje. Megjithatë, pjesët individuale të logos përcaktojnë emrin e kompanisë.

Formula 1

formula

Nëse shikoni me kujdes në hapësirën e bardhë në mes të shkronjës F dhe vijave të kuqe në logon e Formula 1, ju mund ta vëreni numrin 1. Vijat e kuqe të logos janë gjithashtu edhe një përfaqësim grafik i shpejtësisë së arritur nga veturat e Formula 1.

Beats

beats

Beats, një prodhues i pajisjeve audio me bazë në SHBA, përdorë një logo në të cilën shkronja B duket si një person që ka veshur kufje.

BMW

bmw

Shpesh besohet se pjesa qendrore e BMW-së simbolizon fluturat rrotulluese të një aeroplani në përputhje me historinë e hershme të kompanisë në teknologjinë e aviacionit. Por në fakt ajo është thjeshtë pjesë e flamurit Bavarian, zonës në Gjermani ku u themelua kompania.

LG

lg

Logoja e kompanisë së elektronikëve LG është imazhi i stilizuar i fytyrës së një personi. Sipas kompanisë, kjo paraqet aspiratën e saj për të mbajtur lidhje të zakonshme dhe njerëzore me klientët e saj.

Coca-Cola

coca-cola

Në logon e famshme të Coca-Cola, në hapësirën mes shkronjave O dhe L, shihet qartë flamuri danez. Por, kjo është një rastësi e pastër, pasi kompania nuk e ka përdorur këtë kurrë si pjesë të reklamave në vendin skandinav./express

EtiketaAdidas Coca Cola kompani logo marka mesazhi

Mund tju interesojne

Islamofobi • Kuriozitete

Lauren Luli: kurban i kryesise se KMSH-se per terrorin izraelit ne Palestine?

June 5, 2021
Islamofobi • Kuriozitete • Opinion

Komanda muxhahedine e Maryam Rajavit ben thirrje per sulme terroriste

March 14, 2021
Kuriozitete • Rajoni

Elmi Berisha humb busullen si Xhaferri simiten! Do Kurtin qe te shohi nga Jeruzalemi dhe jo nga Evropa

March 3, 2021

Rreth autorit

Shiko te gjitha postimet

Gazeta Impakt

Vetëm rrufeja mund ta godasë një raketë ruse
Pse klonimi nuk do të përdoret kurrë tek njerëzit

POSTIMET E FUNDIT

  • Islami, hoxhallaret dhe Muc Nano
  • DISA VLERËSIME JO TË SAKTA TË PROFESORIT PETRIT POLLOZHANI
  • BOTA KA HYRË NË LUFTË!
  • Hipokrizia të lë pa frymë
  • DESHTËM APO SDESHTËM BOTA NDRYSHON..!

ARKIVI

  • May 2022
  • April 2022
  • March 2022
  • February 2022
  • January 2022
  • December 2021
  • November 2021
  • October 2021
  • September 2021
  • August 2021
  • July 2021
  • June 2021
  • May 2021
  • April 2021
  • March 2021
  • February 2021
  • January 2021
  • December 2020
  • November 2020
  • October 2020
  • September 2020
  • August 2020
  • July 2020
  • June 2020
  • May 2020
  • April 2020
  • March 2020
  • February 2020
  • January 2020
  • December 2019
  • November 2019
  • October 2019
  • September 2019
  • August 2019
  • July 2019
  • June 2019
  • May 2019
  • April 2019
  • March 2019
  • February 2019
  • January 2019
  • December 2018
  • November 2018
  • October 2018
  • September 2018
  • August 2018
  • July 2018
  • June 2018
  • May 2018
  • April 2018
  • March 2018
  • February 2018
  • January 2018
  • December 2017
  • November 2017
  • October 2017
  • September 2017
  • August 2017
  • July 2017
  • June 2017
  • May 2017
  • April 2017
  • March 2017
  • February 2017
  • January 2017
  • December 2016
  • November 2016
  • October 2016
  • September 2016
  • August 2016
  • July 2016
  • June 2016
  • May 2016
  • April 2016
  • March 2016
  • February 2016
  • January 2016
  • December 2015
  • November 2015
  • March 2015