Meta dorëzon padinë në Kushtetuese: Jemi në “Rule of oligark”, boll me sundimin e tyre

Presidenti Ilir Meta ashtu siç deklaroi nëpërmjet zyrës së shtypit në orën 13:00 ishte në Gjykatën Kushtetuese ku dorëzoi padinë për rrëzimin e ligjit speacial për Teatrin Kombëtar.

Meta zgjodhi që të shkonte vet në gjykatë, duke ecur në këmbë përgjatë bulevardit dhe dorëzoi padinë për shpalljen e antikushtueshmërisë së ligjit special për Teatrin.

Në një deklaratë për mediat pas dorëzimit të padisë tha se ishte në Gjykatë për të ndalur atë që e quajti “Rule of oligark”.

“Në radhë të parë dua të theksoj rëndësinë e madhe që ka ky akt im sot, që është në vazhdën e akteve të tjera të mia. Ky ligj është në kundërshtim të plotë me interesat e vendit tonë, pasi nuk mund të shkatërrohet Teatri Kombëtar. Sot jemi nuk jemi në “Role of loë”, por “Rule of olikark”, prandaj boll më me sundimin e oligarkëve, duhet të sundojë populli”, tha Meta.

Teksa u pyet se përse dorëzoi një padi në një gjykatë që nuk fuksionon Meta tha: Nuk ka forcë në botë që më ndalon mua si presidenti i vendit që më ndalon mua të vë drejtësi, rilindësit lokal. Unë jam i lumtur për procesin e dekorimit që ka filluar ndaj meje këto kohët e fundit.

Përplasje mes policisë, aktorëve dhe qytetarëve tek Teatri Kombëtar. Pasi policia rrethoi godinën për të bërë zbrazjen e saj, Basha dhe përfaqësuesë të PD shkuan në ndihmë të tyre. Artistët ngujohen brenda Teatrit dhe nënshkruajnë një marrëveshje për të mos lejuar shembjen e Teatrit. Basha: Teatri do të shpallet monument kulture./dosja

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne