Shqiperia

Meta tenton të zgjidhë krizën, takim me partitë në Kuvend, Basha mbledh aleatët

Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka vendosur të bëjë një hap tjetër për zgjidhjen e krizës në vend. Ai ka thirrur partitë në politike për një takim në orën 19:00, në Kryesinë e Kuvendit. Takimi ka si qëllim zgjidhjen e krizës dhe zgjedhjet e 18 qershorit dhe vjen pas mos gjetjes së konsensusit nën ndërmjetësimin  e përfaqësuesve të PE.

Por në një kohë kur Meta ka thirrur takimin në orën 19:00, kreu i PD ka thirrur në një takim paraprak aleatët e tij në orën 18:00, për të shqyrtuar ftesën e Metës dhe për të vendosur nëse opozita e bashkuar do të shkojë në takim ose jo./Gazeta Impakt

OPINIONE