Mianmar – Prej fillimit të dhunës e këtej në këtë vend janë shkatërruar 354 fshatra myslimane

Myslimanët Rohingya të Arakanit me vitet të tëra janë pakica etnike më e rrezikuar në botë, kurse nga 25 gushti ballafaqohen me një valë të re të dhunës, të cilën e ushtron ushtria e Mianmarit dhe militantët budistë.

Në raportin e HRW-së thuhet se gjatë tetorit dhe nëntorit në Arakan janë shkatërruar të paktën 40 fshatra, me çka numri i përgjithshëm i fshatrave të shkatërruara nga fundi i gushtit ka shkuar në 354.

“Gjatë dy javëve të fundit dhjetëra mijëra Rohingya të tjerë kanë ikur nga Mianmari në Bangladesh”, qëndron në raport.

Sipas HRW-së në Bangladesh deri më tani kanë ikur të paktën 655 mijë myslimanë nga Arakani i Mianmarit.

Në raport thuhet se ushtria e Mianmarit dhe militantët budistë vrasin myslimanët, përdhunojnë dhe abuzojnë me gratë, djegin dhe shkatërrojnë shtëpitë e tyre.

“Minamari dhe Bangladeshi kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi, i cili është paralajmërues i procesit të kthimit të refugjatëve myslimanë në Arakan, kurse pamjet satelitore tregojnë se pikërisht brenda asaj jave janë djegur disa fshatra”, thuhet në raport.

Drejtori i HRW-së për Azinë, Brad Adams konsideron se nënshkrimi i këtij dokumenti është një mashtrim i radhës për opinionin i kryer nga qeveria e Mianmarit. (AA)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne