Mijëra manifestues protestojnë kundër Netanyahut në Tel-Aviv

Në kryeqytetin e Izraelit, Tel-Aviv u organizua një demonstratë kundër Kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Sipas lajmeve që përcjell faqja e internetit e gazetës “Yediot Aharonot”, përkundër epidemisë së llojit të ri të koronavirusit (Covid-19), rreth një mijë njerëz të mbledhur në Sheshin Rabin të Tel-Avivit protestuan kundër Netanyahu-t.

Protestuesit ishin kundër mbajtjes së Netanyahut të administrimit të plotë të luftës kundër krizës së Covid-19.

Bëhet e ditur se lëvizja popullore e protestuesve e quajtur “Flamuri i Zi”, që u krijua muajin e kaluar, gjithashtu mori pjesë në demonstrata.

Protestuesit iu bindën rregullit të distancës sociale për shkak të epidemisë së Covid-19, duke e mbushur sheshin me distancë 2 metra mes tyre./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne