Milazim Krasniqi e quan Don Kishot Haradinajn, i tregon myslimanët e regjistruar në Kosovë

Profesor Milazim Krasniqi ka reaguar në mënyrë jo të drejtpërdrejtë pas deklaratave të fundit të bëra nga kryeministri, i cili tha se shqiptarët, duke përfshirë edhe familjen e tij personalisht, kishin të kaluar krishtere

Profesori Krasniqi ka nxjerrë statistikat e bëra në vitin 2011, statistika këto që tregojnë numrin e qytetarëve të Kosovës të regjistruar sipas përkatësisë fetare, e ku myslimanët renditen të parët.

Ai në postimin e tij në Facebook ka vlerësuar se komentet jashtë shifrave zyrtare janë të pahijshme dhe të kota, duke e quajtur kryeministrin Ramush Haradinaj, Don Kishot.

“Numri i qytetarëve të Kosovës, të regjistruar sipas përkatësisë fetare, mars 2011:  Myslimanë 1.660.598 ose 95.7 për qind/ Ortodoksë: 25.685 ose 1.5 për qind/Katolikë: 38.223 ose 2.2 për qind/Tjerë: 1.120 ose 0.1 për qind/Jofetarë: 1.209 ose 0.1 për qind/Nuk përgjigjen: 7.077 ose 0.4 për qind. (Komentet jashtë shifrave zyrtare janë punë e pahijshme dhe e kotë. Lufta kundër realitetit mishërohet më së miri me figurën e Don Kishotit. Ai është tragjik, ndërsa duket komik.)”, ka shkruar Krasniqi.

Ndërkohë, intervista e fundit e kryeministrit të Kosovës e dhënë për televizionin e Beogradit “Happy” TV ka ngjallur mjaft reagime. Fillimisht me pjesëmarrjen e tij në të e pastaj edhe për deklaratat e bëra para gazetarit serb, sidomos ato për fenë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne