Ministri gjerman apel deputetëve të Kosovës: faljani tokën Malit të Zi

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Sigmar Gabriel ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës ta ratifikojnë marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi e kësisoj t’ia falin tokën kosovare Malit të Zi.

Ai pas takimit me kryeministrin Mustafa ka thënë se eksiton dëshire e madhe në Kosovë për liberalizim vizash dhe Kosova, sipas tij, ka bërë progres të madh në këtë drejtim.

“Është e rëndësishme ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi në kuvend. Duhet të fiksoni marrëdhënien me Malin e Zi, apeloj te deputetet e Kuvendit për një gjë të tillë, pra ratifikimi i demarkacionit”, ka thënë ministri Gabriel në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Kosoves Isa Mustafa.//Gazeta Impakt

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne