Ministri grek i Drejtësisë: Puçistët turq mund të lirohen muajin e ardhshëm

Ministri i Drejtësisë së Greqisë, Stavros Kontonis tha për radion “24/7” se 8 puçistët që ishin arratisur në Greqi pas tentativës së organizatës terroriste FETO për grusht shteti më 15 korrik 2016 dhe që mbahen të arrestuar në këtë vend mund të lirohen muajin e ardhshëm.

“Pas përfundimit të masës së sigurisë 18 muaj arrest në burg nuk ka ndonjë pengesë për lirimin e tyre. Kjo masë e sigurisë mbaron në muajin maj. Nga pala turke nuk ka ardhur ndonjë kërkesë për gjykimin e tyre në Greqi”, sqaroi Kontonis.

Pas tentativës për grusht shteti të 15 korrikut 8 puçistë ishin arratisur në Greqi.

Gjyqësori grek kishte marrë vendim për mos-ekstradimin e 8 puçistëve në Turqi./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne