Ministri i jashtëm i Irakut: Ulja e tensioneve në Gjirin Persik, është shumë e rëndësishme

Ministri i punëve të jashtme të Irakut deklaroi se Bagdadi beson se ulja e tensioneve në rajonin e Gjirit Persik, është një çështje shumë e rëndësishme.

Muhamed Ali Al-Hakim në konferencën për shtyp të përbashkët me sekretarin e përgjithshëm të Ligës Arabe, tha se Iraku e konsideron të një rëndësia të lartë çështjen e sigurisë dhe transportit detar në rajonin e Gjirit Persik dhe pikërisht për këtë arsye beson në uljen e tensioneve në këtë rajon dhe të mosmarrëveshjeve mes Amerikës dhe Republikës Islamike të Iranit.

Ai duke vë në dukje këtë se çështjet që janë diskutuar me sekretarin e përgjithshëm të Ligës Arabe, kanë përfshirë edhe situatën në rajonin e Gjirit Persik, ndërsa shtoi: “Në këtë takim të zhvilluar me Ahmed Abul-Ghajt”, është diskutuar situata e përgjithshme e botës arabe duke përfshirë Libinë, Sirinë, Libanin dhe Jemenin”.

Al-Hakim theksoi: “Çështja e agresioneve të regjimit sionist kundër rajonit gjithashtu ka qenë prej çështjeve të rëndësishme të takimit me Abul-Ghajt”.

Ministri i jashtëm i Irakut tha se ekzistojnë një varg çështjesh të rëndësishme rreth të cilave do të diskutojë sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe në takim me presidentin, kryeministrin dhe me kryetarin e Parlamentit të Irakut./parstoday

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne