Ministri i jashtëm iranian kërkon fundin e operacionit turk në Siri

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit e ka cilësuar të domosdoshme fundin e operacionit të Turqisë në veri të Sirisë.

Ditën e martë në një mesazh të tij në Twitter, ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, Muhamed Xhavad Zarif, ka folur mbi sulmin kundër zonave veriore të Sirisë dhe ka thënë: Agresioni kundër këtij vendi duhet të përfundojë dhe duhet të zbatohet marrëveshja e Adanasë, si dhe duhen respektuar parimet dhe dispozitat ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut. Turqia dhe Siria në vitin 1998 kanë nënshkruar një marrëveshje që është quajtur marrëveshja e Adanasë dhe përfshin aktivitetet politike, ekonomik dhe mbikëqyrjen e grupit PKK në veri të Sirisë. Marrëveshja thekson bashkëpunimin dypalësh në luftën kundër terrorizmit,. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit pasi theksoi domosdoshmërinë e zbatimit të marrëveshjes së Adanasë tha se mes militantëve dhe civilëve duhet bërë dallim. Operacioni i gjerë ushtarak i Turqisë kundër rajoneve veriore të Sirisë ka filluar nga e mërkuara e kaluar me urdhrin e Rexhep Taip Erdogan, presidentin e Turqisë, me pretekst të luftës kundër militantëve kurdë dhe luftës kundër terrorizmit dhe akoma po vazhdon./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne