Bota

Ministri izraelit: Avionët izraelitë duhet ti hedhin bombat mbi kokat e fëmijëve të Gazës

Ministri izraelit i arsimit Naftali Bennet ka insistuar që avionët izraelitë ti hedhin bombat e tyre mbi kokat e fëmijëve palestinezë të cilët ngrenë balona mbi Izrael, raporton Ynet Net News.

Gjatë takimit të së dielës të kabinetit izraelit të sigurisë, i cili u mblodh për të diskutuar mbi sulmet më të fundit izraelite në Rripin e rrethuar të Gazës, Bennet tha:

“Pse nuk e qëlloni çdokënd prej atyre që nis armë ajrore në drejtim të qendrave dhe komuniteteve tona?

“Nuk ka asnjë pengesë ligjore. Pse qëlloni afër tyre dhe jo direkt mbi ata? Këta janë terroristë të vërtetë”.

Shefi i Shtabit i Ushtrisë izraelite Gadi Eisenkot u përgjigj duke i thënë:

“Unë nuk mendoj se është e drejtë të qëllosh mbi adoleshentët dhe fëmijët të cilët ndonjëherë janë ata që i nisin tullumbacet dhe balonat.”

Ai gjithashtu ju drejtua Bennetit:

“A po propozoni që ti hidhni bombat e avionëve mbi balonat dhe tullumbacet?”

Bennett ritheksoi se ushtria izraelite duhet ta bëjë këtë, duke e detyruar shefin e ushtrisë që të thotë:

“Unë nuk pajtohem me ju. Kjo është kundër mënyrës time të së vepruarit dhe qëndrimeve të mia morale.”

Shumica e palestinezëve të cilët ngrenë balona që prej marshit të madh të kthimit që filloi në 30 mars, janë fëmijë./globalresearch/Gazeta Impakt

OPINIONE