Ministria e Belindës u shet shqiptarëve sapunin për djathë

GJERGJI THANASI

Në përputhje me udhëzimin e “zonjushës” Fu-Fu në Kryeministri cdo bashki , cdo ministri, cdo drejtori e përgjithshme duhet të publikojë e bëjë rerklamë për sa më shumë arritje e suksese madje edhe, kur janë imagjinare ose rrena fare. Nuk mund t’i shpëtonte kësaj mode suksesesh imagjinare edhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës.

Në faqen e facebook-ut të ministrisë i është bërë goxha reklamë futjes në Linjën Vlorë-Brindizi të një trageti të “ri”. Bëhet fjalë për Tragetin Prince me numër identifikimi IMO 7347548 dhe me flamur qipriot. Postimi në faqen e facebook-ut të ministrisë ka titullin: Traget i ri modern në Linjën Vlorë-Brindizi.

Titulli është një rrenë e madhe! Trageti nuk është aspak i ri, sepse është prodhim i kantjerit detar finlandez në Portin e Truk-ut, në vitin 1974. Pra kemi të bëjmë me një traget 45 vjecar, me moshë vetëm 7 muaj më të vogël se të ministres Balluku. Sipas kësaj ministire i bie, që janë të rinj dhe modernë tanket e importuara nga Kina në vitet 1973-1974 nga gjyshi i ministres, Beqir Balluku, ish ministër I Mbrojtjes Popullore(SIC!).

Trageti jo vetëm, që nuk është i ri, por nuk i është nënshtruar kurrfarë modernizimi këto 11 vitet e fundit. Në shkurt të vitit 2019, ai përfundoi periudhën e trajtimit në dok të thatë, por nuk ju bënë punime modernizue. Thjesht skafit iu hoq shtresa e algave dhe gjallesave të tjera detare dhe u lye me bojë (skafi dhe superstruktura e anijes).

Edvin Rama versus Ramiz Alija

Sa për krahasim me sukseset imagjinare të Rilindjes u kujtoj lexuesve se në Linjën Durrës-Trieste në v. 1989 alternoheshin dy tragete të Kompanisë italiane Adriatica Navigazione: Trageti Palladio dhe Trageti Sansovino. Të dy tragetet ishin ultramodernë e fringo të rinj, sepse ishin prodhuar në kantjeret detare italiane në vitet 1988 dhe 1989. Rilindja Edramiste në lëmin e trageteve është larg, shumë larg erdhe standartit të diktatorit Alija.

Trageti i ri tre telashetë reja për shqiptarët

  • Trageti Prince ka flamur qipriot. Detarët shqiptarë, që kanë pasaporta lundrimi (matrikulla) dhe dëshmi lundrimi shqiptare e kanë të ndaluar të punojnë në një traget (anije) me flamur qipriot. I bie që minimumi 40 familje shqiptare do kenë një të papunë më shumë. Respekte Rilindjes! Në vend të shqiptarëve do të punësohen kroatë, malazezë, filipinas apo edhe detarë nga Ishujt Kiribati!
  • Në kuadrin e nismës së ndërmarrë nga Rilindja këto 5 vitet e fundit për centralizimin e trafikut të drogës, nuk do të ketë më korrierë shqiptarë (anëtarë të ekujpazhit të tragetit), që cojnë në itali 1-3 Kg. heroinë apo kokainë. Tashmë në Linjën Vlorë-Brindizi do të punojnë vetëm grosisëtët e drogës, që dërgojnë kokainë dhe heroinë me kuintalë dhe kanabis me tonelata, me raste edhe ndonjë terrorist/e si rasti i Fatimës në janar 2017! Grosistët e drogës punojnë me minimum rreziku jo vetëm, se kanë blerë apo kanë ortakë shtetin dhe shtetarët e Rilindjes, por edhe se kanë blerë zyrtarë brindizinë të rangut të ulët. Për koincidencë as Ambasada Italiane, as SH.T. Sorecca i BE-së kanë mbi një vit, që publikisht nuk e përmendin Vlorën për punë trafiqesh (drogë, klandestinë-me jahte, armë, municione e me raste lëndë plasëse)
  • Megjithëse Ministria e Belindës i siguron shqiptarët se biletat me tragetin Prince do të kushtojnë minimumi 30% më lirë, gojët e liga thonë se do ketë një rritje cmimi të biletave me minimumi 15%. Le të shpresojmë se gojët e liga nuk thonë të vërtetën!

Publikisht u bëj apel rilindojtëve, që mirë se ua shesin sapunin për djathë shqiptarëve, por të paktën të mos ua shesin sapunin për djathë Gorgonzola!

 

P.S.

Teksti i plotë i postimit të Ministrisë Belinda:

Trageti i ri modern në linjën📍Vlorë – Brindizi.
Prej 23 nëntorit qytetarët do të udhëtojnë nga Vlora drejt Brindizit, me 🛳tragetin “PRINCE”. Trageti është 152 metra i gjatë, ka 150 dhoma me kushte shumë të mira, 2 restorante, 1 piano bar, 1 coffe bar, ambiente për fëmijë dhe një kapacitet prej 1000 pasagjerësh, 300 automjetesh dhe 30 kamionash. Lundron me një shpejtësi prej 17 nyje në orë dhe udhëtimi zgjat 4 orë.
Nga hyrja në linjë e këtij trageti, parashikohet që 👨‍👩‍👧‍👦qytetarët të përfitojnë çmime më ekonomike, deri në 30% me lirë, se sa çmimet e deri tanishme.
Punë konkrete për të rritur shërbimet ndaj qytetarëve dhe për të ndërtuar #Shqipërinëqëduam🇦🇱

/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne