Ministria e Mbrojtjes së Rusisë: Amerika po trajnon mbetjet e grupeve terroriste në Siri

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë thotë se koalicioni amerikan i ashtuquajtur kundër ISIS në afërsi të një prej kampeve të refugjatëve, ka hapur një qendër për trajnimin e mbetjeve të grupeve terroriste të Sirisë.

Agjencia e lajmeve Itartas njoftoi se Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka thënë se në këtë qendër vazhdojnë të trajnohen edhe pjesëtarë të forcave opozitare siriane. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, koalicioni amerikan kundër ISIS pavarësisht pretendimeve të veta për tu përqendruar në luftën kundër ISIS, po vazhdon bashkëpunimin me mbetjet e grupeve terroriste në Siri. Siç duket amerikanët duke trajnuar terroristët, synon të forcojë një grup me emrin “Ushtria e re e Sirisë”. Refugjatët thonë se këto forca pas trajnimit, synojnë të luftojnë kundër forcave të ushtrisë së Sirisë dhe do të transferohen në jug të këtij vendi./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne