Shqiperia

Miqësorja Turqi-Shqipëri, “avullojnë” të gjitha bilteta online

Më datë 13 nëntor në Antalia, Shqipëria do të luajë një ndeshje miqësore kundër Turqisë. Biletat online për këtë sfidë janë shitur të gjitha. Në dispozicion të tifozëve kanë mbetur vetëm biletat që do të shiten nëpër sportele.

Stadiumi ku do të zhvillohet miqësorja Turqi-Shqipëri ka një kapacitet prej 32 mijë personash. Ndeshja, duket se është përgatitur në mënyrë të veçantë nga shteti turk. Edhe pse miqësore, masat e marra për mbarëvajtjen e kësaj ndeshje do të jenë të larta.

Gjatë ndeshjes, në ambientet e stadiumit do të jenë të pranishëm 200 forca policore, si edhe rreth 800 persona nga policia private.

Gjithashtu, në stadium për tifozët, nuk do të lejohen monedhat metalike apo karikuesit e celularëve. Në ndërkohë, ndeshja ndaj Turqisë do të jetë një provë e mirë për trajnerin Christian Panucci.

OPINIONE