Misioni i OKB-së në Irak kërkon dhënien e llogarisë të atyre që përdorin dhunë në protesta

Misioni i Asistencës së Kombeve të Bashkuara për Irakun (UNAMI) bëri thirrje që personat që përdorën dhunë në protesta kundër qeverisë të japin llogari.

Kryesuesja e UNAMI-t, Jeanine Hennis-Plasschaert lëshoi një komunikatë me shkrim në lidhje me protestat që vazhdojnë në kryeqytetin Bagdad dhe në qytetet jugore të Irakut.

Duke vënë në dukje se ndjenë keqardhje të thellë për ngjarjet Plasshaert tha se “Në raportet bëhet e ditur se në 5 ditë të protestave ka të vrarë dhe të plagosur. Kjo (dhuna) duhet të marrë fund”.

Jeanine Hennis-Plasschaert gjithashtu tha se ata që përdorin dhunë gjatë protestave duhet të japin llogari.

Në Irak, Bagdadi dhe qytetet në jug të vendit që nga 1 tetori janë skenë e protestave që organizohet për shkak të korrupsionit, papunësisë dhe mungesës së shërbimeve publike./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne