Rajoni

Mogerini dhe Hahn mbështesin negociatat për emrin e ri të Maqedonisë

Përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme të BE-së, Federika Mogerin shprehet e inkurajuar nga bisedimet mes Shkupit dhe Athinës për çështjen e emrit. Takimi në Brukesel, sipas Mogerinit ka qenë një shtysë për vazhdimin e punës së përbashkët me qëllim gjetjen e zgjidhjes më të mirë.

Më lejoni të them se të gjithë jemi të inkurajuar nga negociatat mes Shkupit dhe Athinës për çështjen e emrit. Do të punojmë të gjithë së bashkë që të gjejmë një zgjidhje të përbashkët si rezultat i këtyre bisedimeve kaq domethënëse – deklaroi Federika Mogerini, Përfaqësuese e politikës së jashtme të BE-së.

Nga ana tjetër Komisioneri për zgjerim dhe fqinjësi, Johanes Hahn ka theksuar se konsensusi mes palëve do të nënkuptojë hapa të sigurt për të ardhmen vendit.

Falënderime të veçanta për Nikos Kociasin dhe Nikolla Dimitrovin për seriozitetin e tyre në bisedime. Të gjithë me zemër i mbështesim bisedimet. Është vendosur konsensus që zgjidhja e emrit do të jetë rikthim në hapat e ardhshëm për procesin e anëtarësimit të vendit në BE-së – shkruan  Johanes Hahn, Eurokomisioner

Hahn dhe Mogerini porositën bashkërisht që duhet shfrytëzuar shansi historik për tejkalimin e kontestit shumëvjeçar.

OPINIONE