Mogherini i shmanget takimit me Maryam Rajavin, ndërkohë MEK shkakton dhunë në Parlamentin Evropian

Javën e kaluar në ditën e të Drejtave të Njeriut më 10 dhjetor, Federica Mogherini, Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, pati një takim të zakonshëm me liderët e botës. Burimet tona nga brenda thanë se liderja e MEK, Maryam Rajavi ndërmori një udhëtim të planifikuar për në Parlamentin Evropian duke shpresuar se mos mund të përplasej me Mogherinin rastësisht dhe të bënte me të një foto në mënyrë që ajo të mund të pretendojë për pasuesit e saj se është ende gjallë si ‘Presidentja e zgjedhur e Iranit’.

Mogherini ishte mjaft e qartë dhe i rikujtoi lobistët e Rajavit në EUP: “Presidentja e Iranit nuk është një grua me një dosje penale që jeton në Francë, ky nuk është Teherani por është Brukseli”. Maryam Rajavi u bë histerike ndaj këtij qortimi dhe urdhëron bandën e saj për të sulmuar një grup anëtarësh të opozitës iraniane që kishin ardhur në EUP në të njëjtën kohë për të folur me deputetët në lidhje me shkeljet e të drejtave të njeriut në grupin e saj. Banditët e Rajavit arritën ti thyejnë hundën njërit dhe ti shkaktojnë dëmtime serioze një tjetri përpara se personeli i sigurisë së EUP të parandalonte dëmtimet e mëtejshme në ambientet e parlamentit. Ka erdhur koha që kriminelët e MEK-ut të ndalohen se hyri në ndërtesat dhe ambjentet e Parlamentit Europian.

Për fat të keq, MEK-ut i është mundësuar nga lobistët si eurodeputeti belg Gérard Deprez dhe eurodeputeti britanik Julie Ward, për të pasur një prani të përhershme në ambjentet e EUP. Natyrisht që është vetëm një çështje kohe derisa këta lobistë të bashkohen me deputetët e lobistëve të mëparshëm të MEK, si Paulo Casaca, Vidal Quadras dhe Struan Stevenson, të cilët me sa duket kanë pranuar pozicione të paguara nga zyra e MEK-ut përballë parlamentit.

Ndërkohë që agjentët e MEK rregullisht kërcënojnë, shqetësojnë dhe frikësojnë deputetët, si dhe studiuesit dhe stafin e tyre, një agjent i tillë është Firooz Mahvi, një ish-komandant i Ushtrisë Private të Saddamit, i kërkuar nga qeveria e Irakut për akuza të torturës dhe vrasjes për hesap të MEK (aka kulti Raxhavi) gjatë diktaturës së Sadam Huseinit. Një tjetër autor është Siavosh Rajabi me banim në Londër, i cili është paguar dhe dërguar nga Maryam Rajavi në ndërtesat e BE-së në Bruksel.

MEK ka një histori dhune në Evropë dhe në Amerikën e Veriut ku përfshihen vetësakrifikimet pa kufizim të urdhëruara direkt nga liderja e kultit, si në vitin 2003 kur sulmuan dhe plagosën me thika delegatët në një takim në FIAP në Paris, duke dërguar shumë viktima në spital. Kohët e fundit MEK ndërmori një sulm fizik të egër ndaj z. Mustafa Mohammadi dhe vajzës së tij Houriyeh gjate kohes kur ai kërkoi të vizitonte vajzën tjetër Somayeh, takim i cili nuk u lejua të kryhej.

Megjithatë, kjo është hera e parë që MEK me urdhër të drejtpërdrejtë nga Maryam sulmon individë brenda një ndërtese si EUP. Kjo paraqet një përshkallëzim serioz të dhunës të MEK.

Për të dhënë një kontekst të këtij përshkallëzimi të sjelljeve të dhunshme, vlen të përmendet se dy ditë përpara këtij incidenti Anne Khodabandeh informoi eurodeputetët mbi rezultatet dhe faktet e zbuluara gjate vizitave të saj në Shqipëri, vendi ku qëndrojnë tashmë luftëtarët e MEK pasi u dëbuan nga Iraku. Khodabandeh ngriti çështjen e sigurisë duke pyetur se pse një vend anëtar i NATO-s, Shqipëria lejoi një organizatë terroriste të huaj të ndërtojë një kamp trajnimi terrorist në kufirin e Bashkimit Europian?

Khodabandeh kishte informuar më parë shërbimet e sigurisë britanike dhe amerikane rreth çështjeve shtesë lidhur me sjelljen e MEK dhe impaktin që ka lidhur me shqetësimet e sigurisë në gjithë Ballkanin dhe Evropën.

Të lejosh MEK-un që të përçojë këto sjellje mafioze në Parlamentin Evropian pa marrë ndëshkim, është një dritë jeshile për ambiciet e mëtejshme të grupit për të rritur praninë e tij si grup terrorist në Shqipëri./iranian/ Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne