MOS E LEXONI HISTORINË ZYRTARE POR TË VËRTETËN!!!

Nga Savash VELIU

Si u bë trushpërlarja më e madhe e shekullit tek populli shqiptar gjatë gjithë kësaj periudhe historike?

Siç theksova më parë; Historia zyrtare është fabrikat i fuqive të mëdha e përgaditur enkas për eksplloatimin tonë në interes të tyre. Nuk ka Urrejtës më të madh, e më Tinëzak që mes njerëzve nuk shihet se fuqitë e mëdha që pandërprerë bëjnë gjenocide mbi njerëzimin. Projekt veprimi i tyre realizohet kryesisht mbi tri shtylla themelore si;

1. Kalimi i Sistemit Arsimorë në dorë.

2. Bashkëpunimi me familjet e pasurë dhe

3. Gjurmimi dhe përdorimi i Tradhëtarëve.

Sa për Arsiminë kam shkruar gjërësishtë se së pari në dorë e kalojnë Sistemin shtetëror dhe  pastaj tërhiqen nga gjithçka nën hije, por e vetmja është Anglia që nuk heq dorë kurrë nga arsimi të cilin e shfrytëzon si instrument të kaloj shtetin më lehtësisht nën thundrën e saj.

Metoda e dytë është të gjurmojnë (punojnë) gjithnjë në gjetjen e familjeve të pasura që do bashkëpunojnë me ata dhe kështu kurrë publikisht nuk godasin vlerat e një shteti por gjurmojnë brenda tij njerëzit e ulët në moral që servilosen duke ua ushtruar politikën e armikut që të le pamend se ai fshehet pas saj. ”Nëse në një ujë grindosen dy peshq, dijeni se aty ka kaluar një anglez këmbëgjatë”, thotë një fjalë e Indiosëve lëkurkuq!

Deri më sot Individët PUSHTETAR dhe INTELEKTUAL SHQIPTAR të kurdisur në udhëheqësit shtetërore periudhë pas periudhe kanë USHTRUAR aq shumë dëm mbi sistemin kombëtar saqë dëmi i shkaktuar nuk mund tejkalohet sot e kësaj dite dot.
Ishte aleanca Anglo-Francezo-Ruse që tërhoqën belan më të madhe shekullore mbi qafën tonë. Gjitha këto aleanca të lidhura në mes tyre më së shumti i kanë konvenuar Anglisë e cila në sistemin arsimues si kuadro arsimues arriti të futë së pari agjentët e saj prej ku atakohej e gjithë historia kombëtaro-fetare. Ajo duke goditur indirekt Periudhën Osmano-Shqiptare kinse ishte barbare dhe i prapambetur në fakt synonte të largoj gjithçka që kishte pozitive nga libratë historike e ato ti zëvendësonte rrënjësisht me mendime Anglo- Francezo-Ruse ku iu ndryshuan rolet historike me doktrinat e tyre te gjitha shkencat sociale të stërnbushura me lajkat e epërsisë së ‘’Sistemit perëndimor’’ mbi Orientin. Ishte një trushpërlarje briljante mbi kokatë e rinisë që u ushtrua me dekada të tëra. Pastaj nuk nguruan të sulmojnë e të godasin edhe Fenë sepse ajo ishte me prioritare të godaset enkas përmes librave intriguese që ungritën mbi dy fjalët sinonim siç ishinë ‘’Moderniteti dhe Humanizmi’’!
Por kjo nuk nënkuptonte atë që neve së pari na biente ndërmend kinse ‘’Moderniteti’’ do të thotë të ecësh drejtë para me Kohën kurse ‘’Humanizmi’’ të jesh i mëshirshëm e i Njerëzishëm..! Në fakt këto dy fraza boshe tek njeriu kanë vepruar në vrasjenë e ndërgjegjes së tij e cila suksesshëm u arrit si operacion. Ndryshe nga ajo që predikohej në opinionin botëror ‘’Moderniteti dhe Humanizmi’’ do ta shprehin krejtë diçka tjetër se shembujtë të cekur lartë që në kulturën perëndimore do synonte ‘’luftën e njeriut kundrejt Zotit’’!

 Pas Renesancës bota perëndimore e ridizajnoj veten mbi këto dy shtylla djallëzore kinse, Njeriu duke përdorur brenda kohës ‘dijen’ do ta sfidoj Zotin dhe rregullat e Tij komplet. Prandaj perëndimi përshpejtoj t’ua ndryshoj vendet e këtyre dy fenomeneve, ku Dituria njerëzore do të vendoset para Fesë së Zotit me tentativ të shlyente Fenë nga kujtesa (nëndija) e njerëzimit! Dhe kjo rrokadë dinake nënkuptonte Feja me Diturin të mos afrohen asnjëherë pranë njëra tjetrës… e sidomos dijetarët që besojnë në Zot enkas të etiketohen si barbar dhe jashtë kohorë (antimodern). Me këto metoda djallëzore u shpikë një ‘’fe’’ moderne siç ishte ‘’Darvinizmi’’ që në esencë do të mohonte Zotin… Dmth, me këto akte u arrit lindja e Laicizmit dhe Sekularizmit që do të ndante Fenë nga Shteti rigorozisht me kushtë se kështu njerëzimi do të jetë modern dhe përparimtar në kohë…

Ky veprim ishte forma e çfaquar e saj, ndryshe nga ana e errët e saj që përmbante  qëndrimin e fshehtë ku ; Perëndimi duhet detyrimisht ta ndërtoj kulturën e saj mbi  Sekularizmin i cili është i patjetërsyeshëm në synimin e saj ku; Njerëzve nuk do tu pëlqejnë rregullat e Zotit dhe ato duhet të hedhen poshtë…! Dhe tani kujtoni kush ia bën Bajraktarizmin e kësaj ideje çroditëse më zëshëm në botë sot, kuptohet se atë kryekëput e bën Anglia, dhe ate përmes Arsimit..!

Manifestoja e tyre ishte e ngritur mbi parollën famoze; ”Islami i la Shqiptarët pas’’! Ishte parolla më vrasëse që gjeti terren më të gjërë prej nga goditej Perandoria Osmane, e sidomos feja Islame gjojase otomanizmi ishte prapambeturia më e madhe e kohës derisa ajo ndërkohë arriti të bëhet armiku më i përbetuar i shqiptarëve, kinse Sulltanët ishinë perverz e gjakpirës, në fakt me shpifjet e shpikura duhej të nxihej tabloja Islame si Fe.

  Mjaftonte të ideizohej broçkulla që ti ndërsente njerëzitë me bindje të mbrapshta ideologjike me sulme ndaj Historisë dhe Fesë së popullit të vet që ky fenomen të vazhdoj të shajë ndër vite otomanizmin islam si dekadenca më e madhe kohore derisa fushatat armike të përforcohen në ngritjen e mitologjive të paqena me Idolatri putesh si figura kulti të adhurimit që do ta luftojnë ashpër dhe do të rrënojnë çdo gjë islame që përfaqësonte shpirtëroren dhe fiziken e popullit siç ishinë shtëpitë e Zotit (Xhamitë), Hamamet, Medreset e dijes, Uratë osmane e tjera objekte kulturo-fetare, pse? Sepse ideja vrastare ishte e ngritur mbi shfarrosjen e gjithçkait që do tua kujtonte popullit islamin lindor.

 Ashtu u arrit ringritja e figurës idolatrike të kultit ‘’Skënderbe’’ kinse ai të kishte luftuar vet, gjithçka kishte komanduar vet, të gjitha betejat i kishte fituar vet, dhe vetëm ai kishte çliruar shqiptarinë (inekzistente) etj. Kështu u lartësua e u shtua fama e tij duke u shndëruar në njeri ‘gjysëmzot’. Kjo do ishte e mundur të arrihej vetëm përmes Arsimitë të indoktrinuar e cila ua mundësoi marrjen e sistemit të një populli nga të huajt në dorë, dhe kështu gjithçka me te u bë e tij.

 Dhe nëse pyetemi sot nga dalin kaq shumë Tradhëtar vendas në mesin tonë, atëherë përgjegjeja më adekuate do të ishte, kjo gjithsesi u arrit përmes Arsimit Modern properëndimor që shpërlau trurin e njeriut, që kurrë nuk ia arriti ta tejkaloj atë dekadencë mendore për gjithë këtë qindvjeçar.

Tani duhet të dihet se e vërteta historike qëndron krejtësisht ndryshe nga ajo që predikohet në librat e sotme historike ngase: … ‘’Ishte Perandoria Osmane ajo që një  kohë’’ i dha shpirt kufomës Shqiptare kur ajo ishte në zhbërrje të sipërt nga sllavët dhe bizantinët. Prandaj, mos lejo të manipuloj askush me arsyen tënde të shëndosh, sepse “Nuk paraqet ‘përparim’ nëse kanibalët fillojnë të hanë me pirunë; ata përsëri kanibalë mbesin”, thotë Shejh Hamza Jusuf!

… Dhe më të mirët në vrasje janë ata që predikojnë kundër saj, dhe më të mirët në urrejtje janë ata që predikojnë dashuri, e, më në fund, më të mirët në luftë janë ata që predikojnë paqe. (Charles Bukowski)/GazetaImpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne