Moska kundërshton në mënyrë të prerë “marrëveshjen e shekullit” të Trumpit

Zv/ministri i punëve të jashtme të Rusisë ka theksuar se vendi i tij kundërshton në mënyrë të prerë planin e Amerikës të ashtuquajtur “marreveshja e shekullit” dhe konferencën e fundit që u zhvillua në Bahrejn.

Agjencia e lajmeve “Palestine Today” njoftoi se Mikhail Bogdanov, zv/ministri i punëve të jashtme të Rusisë, ditën e martë gjatë takimit me anëtarët e delegacionit të Hamas në Moskë, duke kundërshtuar planin amerikan “akordi i shekullit”, deklaroi se vendi i tij është i interesuar për të forcuar marrëdhëniet me lëvizjen Hamas.

Bogdanov gjithashtu ka theksuar se uniteti kombëtar i Palestinës duhet të qëndrojë në krye të prioriteteve dhe tha: “Rusia është e gatshme që të ndihmojë palestinezët për realizimin e kësaj çështje, për arsye se uniteti kombëtar i palestinezëve është një hap themelor në kuadër të realizimit të kërkesave legjitime të popullit të Palestinës”.

Të dy palët në këtë takim kanë biseduar dhe shkëmbyer mendime në lidhje me rrugët e realizimit të unitetit dhe pajtimit kombëtar të Palestinës. Sipas planin amerikan dhe anti-palestinez të ashtuquajtur “akordi i shekullit”, Kodsi i shenjtë i dorëzohet regjimit sionist, refugjatët palestinezë të dëbuar me dhunë nga vendbanimet e tyre nuk kanë të drejtë të kthehen në vendin e tyre dhe Palestina do të ketë në pronësi vetëm territoret e mbetura në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës./pt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne