Muhammad Ali bëhet fytyra e re e aeroportit në vendlindjen e tij

Aeroporti i qytetit Louisville, qytetit të lindjes së legjendës së boksit Muhammad Ali, ka prezantuar logon e re me ikonën e boksit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Logoja e re e Aeroportit Ndërkombëtar Muhammad Ali në Louisville ka përvetësuar një siluetë të bokserit dhe mbrojtësit të të drejtave të njeriut, duke u frymëzuar nga shprehja e tij e famshme “Fluturoj si flutur, pickoj si bletë”, raportoi CNN.

Duke folur në ceremoninë e prezantimit të logos, bashkëshortja Lonnie Ali tha se pavarësisht udhëtimeve të tij, Muhammad Ali e ka konsideruar Louisville-n gjithnjë si shtëpia e tij.

Siç thuhet, logoja është ndryshuar në kuadër të javës së Muhammad Aliut e cila organizohet çdo vit në qytetin Louisville.

Në janar, qyteti vendosi që të ndryshojë emrin e aeroportit në Aeroporti Ndërkombëtar Muhammad Ali i Louisville-s.

Muhammad Ali, aktivist musliman kundër racizmit dhe i cilësuar si një nga sportistët më të mëdhenj, ndërroi jetë në moshën 74-vjeçare në vitin 2016 pas një lufte të gjatë me sëmundjen e Parkinsonit./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne