Murgeshat e hashashit: Ne tregojmë respekt ndaj bimës

Murgeshat e luginës janë pjesë e një misioni me rregullat e veta, që punojnë për të fuqizuar gruan nëpërmjet produkteve të tyre…nga kanabisi. Me qendër në qytetin Merced, në Central Valley, një zonë e Kalifornisë ku prodhohet më shumë se gjysma e fruta-perimeve të Shteteve të Bashkuara, motrat e luginës rrisin dhe korrin kanabisin e tyre bazuar te ciklet e hënës. Ato mund të përgatisin balsame dhe vajëra nga kanabisi, që thonë se kanë fuqinë të shërojnë dhe përmirësojnë shëndetin e njerëzve. Ato në fakt ngjasojnë me murgesha, por nuk i përkasin asnjë urdhri të Kishës Katolike dhe thonë se shenjtëria e tyre është bima e marijuanës.

“Ne jemi kundër besimit, pra nuk jemi një besim. E konsiderojmë veten tradicionalistë dhe aplikojmë praktikat e para Krishtërimit. Me veshjet tona ne tregojmë respekt ndaj bimës, për të cilën është gënjyer dhe që nuk është respektuar për 100 vite”, tha një nga murgeshat. Murgeshat përdorin kërpin në produktet e tyre, një fibër e bimës së marijuanës që ka nivele shumë të ulëta të përbërësit psikoaktiv, që do të thotë se produktet e tyre nuk do të ndikojnë te ju. Përdorimi i kërpit po ashtu i mundëson atyre të dërgojnë produktet e tyre edhe në vende të tjera. “Ne i çojmë produktet tona në të gjithë botën. Vitin e kaluar regjistruam rreth 750 mijë dollarë shitje. Një motër bëhet e tillë nëpërmjet një lidhjeje tregtare dhe merr një pagë apo komision. Duam të rritemi në këtë mënyrë, pasi duam të çlirojmë gruan nga çdo barrierë”, tha njëra nga murgeshat. Motra Kate, themeluese e urdhrit, filloi të përdorte veshjen e murgeshave, pasi mori pjesë në një nga protestat “Occupy Ëall Street”, e veshur si e tillë. Administrata “Trump” dhe i zgjedhuri i saj, Jeff Sessions, kritik i hershëm i legalizimit të marijuanës, si Prokuror i Përgjithshëm, ka shqetësuar shumëkënd në industrinë e legalizuar të marijuanës. Por motrat thonë se administrata e re ka fuqizuar vendosmërinë e tyre. Nëse Trump do t’i pengojë, ato do të shkojnë në Kanada. Dhjetëra shtete amerikane kanë legalizuar forma të ndryshme të marijuanës për përdorim mjekësor apo rekreativ, por ilaçet mbeten të paligjshme në nivel federal./ shekulli

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne