Muslimanët në Maqedoni të Veriut, Kosovë dhe Shqipëri sonte do të shënojnë natën e 17-të të muajit të bekuar të Ramazanit që njihet si nata e betejës së Bedrit ose Lejletu-l-Bedr, raporton Anadolu Agency (AA).
Në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkup, do të organizohet një program i përshtatshëm me të cilën shënohet kjo ngjarje nga më të rëndësishmet në historinë e Islamit, ndërkohë që shënimi i kësaj date do të bëhet edhe në kryeqendrat tjera të Shqipërisë dhe Kosovës, Tiranë dhe Prishtinë.
Në vitin e dytë pas shpërnguljes së (hixhri) Muhamedit nga Mekka në Medinë, përkatësisht në vitin 624 vjet, në shpatet e Bedrit ndodhi beteja e parë e madhe në historinë e Islamit.
Idhujtarët e Mekkës megjithëse ishin tri herë më shumë në numër, u mposhtën në Bedër dhe kjo është një nga fitoret më të mëdha të muslimanëve në histori.
Kjo fitore e konfirmoi komunitetin e besimtarëve të Medinës si një faktor të rëndësishëm dhe të fuqishëm me të cilin duhet të llogarisin të gjithë banorët e Gadishullit të Arabisë./ AA