Myslimanët në Tetovë përkujtojnë Ditëlindjen e Profetit Muhamed

Me rastin e shënimit të Ditëlindjes së Pejgamberit a.s.,  Medreseja Isa Beu -paralelja e vajzave në Tetovë , ka organizuar ekspozitës “ Artet e Bukura”, të përgaditur nga nxënëset e kësaj paralele.

Në hapjen e kësaj ekspozite prezantoi edhe Kryetari i BFI-së Reisul Ulema H.Sulejman ef. Rexhepi, Drejtori gjeneral i Medresesë Isa Beu Ibrahim ef. Idrizi, Muftiu i Tetovës, Prof. dr. Qani Nesimi, myftinjtë e tjerë të vendit, përfaqsues nga medreseseja Haxhi sheh Xhamija , përfaqsues nga diaspora, hoxhallarë, mësimdhnësit e Medresesë, prindër, nxënëset dhe shumë mysafir dhe dashamirë të kësaj vatre edukative arsimore.

Manifestimin e hapi kordinatori i paraleles së femrave në Tetovë, Beqir ef. Memeti, ndërsa me fjalimet e tyre përshëndetëse u paraqiten Myftiu i Tetoves , Prof. dr. Qani ef. Nesimi si dhe drejtori i përgjithshëm i Medresesë Isa Beu Ibrahim ef. Idrizi. Në fjalën e vet të rastit, Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi, veç të tjerash, ka shprehur lumturinë e vet për politkat e drejta dhe frutdhënëse të BFI-së në arsimimin e femrës myslimane, të cilën e vlerësoi shtyllë të kombit e të njerëzimit. “Është një vlerë e veçantë shpirtërore kur femrat tona jepen pas kultivimit të së bukurës. Myslimanët duhet ta shijojnë të bukurën, duhet të përkujdesen për të bukurën dhe të shembëllejnë vetëm në bukuri. Sepse, siç ka thënë Pejgamberi ynë, Muhamedi a.s.: “Vetë Allahu është i bukur dhe Ai e do të bukurën”! Prandaj, motra e vëlezër, duhet të bëjmë vetëm vepra të mira, të bukura, me shije, dhe të pranueshme prej mbarë boës, mbi të gjitha prej vetë Allahut xh.sh. Nuk po flasim këtu vetëm për anën formale të së bukurës, por edhe për esencën, për shpirtin tonë që na e mbulon petku i bukur. Krijuesi ynë Mëshiëplotë, në ajetin 26 tëë sures El Arf, thotë: “Ne krjuam petk zbukurues, por, petku i devotshmërisë është më i miri”! Dhe ky petk i devotshmërisë arrihet vetëm përmes besimit të paluhatshëm, pëmes arsimimt dhe përkushtimit ndaj të bukurës, ndaj gjërave të mira të cilat e lumturojnë mbarë njerëzimin”, ka nënvizuar efendi Rexhepi në fjalën e vet të rastit.

Ky aktivitet u përcoll edhe nga manifestimi qendror “Muhamedi a.s. simbol i moralit” ku kori i kesaj medreseja u paraqit me recitime dhe ilahi.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne