Nasrallah: Rezistenca nuk do të braktisë as Iranin dhe as luftën kundër imperializmit

“Hezbollahu kurrë nuk do të heqë dorë nga lufta dhe kurrë nuk do ta lërë Iranin vetëm përballë presionit nga Shtetet e Bashkuara dhe regjimi sionist,” tha Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut, Sejed Hasan Nasrallah në një fjalim të mbajtur  të hënën në mbrëmjen e Ashuras, në përvjetorin e martirizimit të Imam Huseinit (as).

“Ne jemi të angazhuar në një luftë të madhe. Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli synojnë të na rrethojnë. Udhëheqësi ynë është Imam Khamenei dhe qendra jonë e komandës është në Iran, të cilin Amerika po përpiqet ta rrethojë”, tha Lideri i Hezbollahut libanez. Nasrallah më pas iu drejtua Presidentit të SHBA Donald Trump dhe Kryeministrit të Izraelit Benjamin Netanjahu duke thënë: ” Sonte dhe nesër natën, do t’u them atyre që jemi në mesin e atyre që nuk mund të përkulen nga bllokada, sanksionet apo uria. Asnjë nga këto nuk do të trondisë vullnetin tonë. Nuk do ta lëmë kurrë vetëm djalin e Huseinit, Imam Khamenein”. “Prej muajsh, administrata amerikane dhe regjimi sionist kanë ushtruar presion të jashtëzakonshëm ekonomik dhe psikologjik mbi Iranin dhe forcat e Rezistencës. Por Hezbollah ende e pohon me vendosmëri se veprimi më i vogël i agresionit kundër Iranit do të ndezë tërë rajonin, sepse forcat e Rezistencës do të hakmerren. “/parstoday

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne