Bota

The National Interest: Ushtria e Mbrojtësve të Revolucionit është e armatosur deri në grykë me raketa

Zachary Keck

Pikërisht në momentin kur menduam se kishim parë gjithçka ishte për t’u parë në luftën e brendshme gjashtëvjeçare siriane, i gjithë ky konflikti ka marrë një dimesion tjetër në momentin që Irani filloi një sulm raketor kundër militantëve të organizatës së “Shtetit Islamik” në provincën Deir ez-Zour të dielën e kaluar. Irani përshkroi sulmin, i cili pretendohet të jetë hera e parë që Irani përdorte raketa që prej periudhës së luftës Iran-Irak, si një përgjigje ndaj sulmeve të ISIS-it gjatë muajit që lamë pas në parlamentin iranian dhe mauzoleumin e Ajatullahut Ruhullah Humeini.

Pavarësisht se mesazhi i drejtpërdrejtë i pikënisur menjëherë pas sulmeve ishte për ISIS-in, nuk ka asnjë dyshim se Teherani me këtë sulm kërkonte t’i dërgonte një mesazh të ndërthotrë Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre, veçanërisht duke pasur parasysh faktin se forcat amerikane kanë filluar të sulmojnë forcat e Bashar Al-Assadit në Siri. Në të vërtetë, Ramazan Sharif, një gjeneral në Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) është shprehur për median shtetërore pas sulmeve se: “Sauditët dhe amerikanët janë veçanërisht marrësit e këtij mesazhi. Natyrisht dihet edhe më parë pa dyshim se disa vende të ptrapamentura të rajonit, veçanërisht Arabia Saudite kishin bërë me dije se po përpiqeshin të dëmtonin stabilitetin në Iran.”

Arsyeja kryesore pse Teherani ka grumbulluar forcat më të mëdha të raketave balistike në Lindjen e Mesme është që të neutralizojë kërcënimet e kundërshtarëve rajonalë që kanosin Iranin. Programi i raketave në të vërtetë filloi gjatë periudhës së qeverisjes së Shahut, megjithatë u përshpejtua gjatë Luftës Iran-Irak, në mënyrë që të kërcënonte Saddam Hussein me sulme të thella në territorin e Irakut. Që prej asaj periudhe, Irani ka punuar me vende si Libia, Koreja e Veriut dhe Kina, në mënyrë që të zhvillojë edhe më tej një arsenal të madh dhe të larmishëm të raketave balistike dhe të lundrimit që përbëjnë një pjesë të strategjisë së saj parandaluese tre-këmbëshe. Duke marrë parasysh se Irani po i përdor këto raketa në konflikt është e vlefshme t’i hedhim një vështrim më nga afër armëve në arsenalin e tij.

Seria Shahab

Shtylla kryesore e forcave raketore të Iranit përbëhet nga seria Shahab e raketave balistike (kryesisht) me rreze të shkurtër dhe të lëngshme (SRBM). Ekzistojnë tri variante të raketës: Shahab-1, Shahab-2 dhe Shahab-3. Shahab-1 ishte raketa e parë që Irani arriti të përftonte dhe bazohet kryesisht në raketën sovjetike Scud-B. Thuhet se Irani i bleu këto raketa fillimisht nga Libia dhe ndoshta edhe nga Siria, megjithatë furnizuesi kryesor i tij ka qënë Koreja e Veriut. Shahab-1 ka një gamë të raportuar prej 285-330 kilometrash, dhe mund të mbajë rreth një mijë kilogram lëndë plasëse në brendësi të saj. Besohet se Irani zotëron rreth treqind raketa Shahab-1.

Më vonë, Irani arriti të kishte në dorë raketa Shahab-2, të cilat me shumë gjasë janë marrë nga Koreja e Veriut. Ky raketë bazohet në Scud-C dhe ka një gamë prej pesëqind kilometrash me një kapacitet ngarkese prej 770 kilogramësh. Irani fillimisht filloi testimin e Shahab-2 në vitin 1998 dhe këto raketa kanë qënë funksionale që prej të paktën vitit 2004. Ashtu si Shahab-1 edhe Shahab-2 është raketë që lëshohet nga toka, megjithatë, Shërbimi Kërkimor i Kongresit ka vënë në dukje se: “Përvojat e kohës së luftës, të këtilla si luft në Irak tregojnë se këto raketa kanë tendencë të veprojnë brenda një rrezeJE prej rreth 100 kilometrash ose më pak nga bazat e tyre për shkak të nevojës për të siguruar sigurinë operacionale dhe për të qenë në gjendje të mbajnë mbështetjen kryesore të logjistikës.” Teherani bleu vetëm 100-170 Raketa Shahab -2 nga Koreja e Veriut, megjithatë tani më ka aftësinë që të mund t’i prodhojë ato në vend (edhe pse nevojiten disa pjesë të importuara).

Më e rëndësishmja ndër të treja është raketa Shahab-3, e cila është gjithashtu një raketë me përmbajtje të lëngshme. Shahab-3 është raketa balistike e parë me largësi mesatare që Irani ka zotëruar ndonjëherë, me një gamë të mundshme prej 1,000-1,300 kilometrash në varësi të madhësisë së ngarkesës. Vetë ngarkesat e raketës pretendohet të peshojnë nga 760 deri më 1.200 kilogramë. Shahab-3 gjerësisht besohet të bazohet në raketën No Dong-1 të Koresë së Veriut, e cila në vetvete ka të ngjarë të mbështetet fort në teknologjinë sovjetike. Ndryshe nga variantet e tjera të Shahab-it, Shahab-3 është një raketë me dy faza me një motor dhe një automjet të montuar të lëvizshëm. Versioni iranian i raketës është ttestuar për herë të parë në vitin 1998. Ky test ishte i pasuksesshëm, po kështu një numër testimesh të mëvonshme dështuan gjithashtu. Për këtë arsye, deri në vitin 2003 Shahab-3 nuk hyri në asnjë moment në funksionim.

Nuk dihet se sa raketa Shahab-3 zotëron Irani, pjesërisht për shkak se Teherani duket se mbështetet kryesisht në një numër variantesh të raketës, të cilat mbajnë nga një numër emrash të ndryshme si Emad dhe Ghadr. Këto prodhime të mëvonshme të raketës përfshijnë teknologjinë pakistaneze, kanë një automjet të ri-dizajnuar, dhe sisteme të përmirësuara navigimi dhe orientimi. Është e mundur, megjithëse nuk ka prova ta vërtetojnë, se disa prej këtyre varianteve përdorin karburant të ngurtë. Ata kanë një gamë të përmirësuar diku nga 1.500 deri më 1.800 kilometra, dhe ndoshta shkon edhe deri në 2.500 kilometra.

Seria Fatih

Raketat e serisë Fatih janë raketa homologe të raketave Shahab vetëm se me përmbajtje të ngurta. Ashtu si Shahab-1 dhe Shahab-2, Fatih-110 dhe Fatih-331 janë me rreze të shkurtër dhe lëshohen nga toka. Fatih-110 është një raketë me një fazë dhe me një gamë prej 210 kilometrash. Ka navigim dhe orientim më të saktë se disa nga variantet e mëparshme Shahab, me disa vlerësime që sugjerojnë një gabim qarkor të mundshëm (CEP) prej njëqind metrave. Irani filloi punimet mbi Fatih-110 në vitin 1995, me testin e parë që u realizua në maj të vitit 2001. Raketat u bënë pjesë e raketave funksionale në vitin 2004. Fatih-313 e zgjeron edhe më tej gamën e Fatih-110 duke e çuar në afërsisht pesëqind kilometra, dhe gjithashtu ka shënuar edhe përmirësime të tjera të tilla duke i dhën saktësi më të madhe. Besohet se ka hyrë sistemin funksional në 2015. Thesari i SHBA-së ka akuzuar kompanitë kineze se kanë ndihmuar Iranit në prodhimin e serisë Fatih.

Vitin e kaluar, Irani zbuloi për publikun një pjesë të re të familjes Fateh, të quajtur Zulfikar. Kur Irani fillimisht dh informacion në lidhje me raketën raketën, Ministri i Mbrojtjes Hysein Dehghan bëri me dije se kjo raketë kishte një gamë prej shtatëqind kilometrash. Sipas IHS Jane’s, “Zulfikar duket se përmban të njëjtën formë dhe madhësi siç kishte më parë Fatih-110, megjithatë sistemi i drejtimit është ridizajnuar, me sa duket duke i dhënë kështu më shumë përafërsi për të goditur objektivin. Kjo gjë ka lejuar që të shtrihet edhe më tej hapësira për një motor më të madh të karburantit të ngurtë, megjithatë ka bërë problem për të madhësinë e ngarkesës, e cila është zvogëluar dukshëm. “Agjencia e lajmeve Fars, e cila është ka informacione të brendshme pranë IRGC, raportoi se Zulfikar mund të mbante ngarkesa të Veçanta të Automjeteve Reentry (MRV), edhe pse një gjë e këtillë duket e pamundur. Irani pretendon se ka përdorur raketa Zulfikar për të sulmuar Sirinë të dielën e kaluar, megjithatë shërbimet e inteligjencës izraelite besojnë se në fakt ishte përdorur një Shahab-3.

Sixh-xhil

Raketat balistike të mesme Sixh-xhil janë raketat homologe me raketën Shahab-3, për të cilën folëm më lart, vetëm se me ngarkesë të ngurta. Sipas Projektit të Mbrojtjes Rketore të CSIS, raketa Sixh-xhil ka një madhësi, peshë dhe rreze lëshimi të ngjashëm me Shahab-3. Në mënyrë të veçantë, raketa me dy faza ka një distancë prej dy mijë kilometrash dhe mund të mbajë një raketë prej 500-1500 kilogram. Prodhimi i këtij modeli raketash mendohet të ketë filluar në fund të viteve 1990, por testi i parë nuk u krye deri në vitin 2008. Gjatë një testi të fluturimit në vitin 2009, raketa fluturoi rreth 1,900 kilometra. Megjithëse raketa Sixh-xhil përdor një dizajn iranian, ka të ngjarë të përfitojë nga asistenca kineze, me disa komentues që e krahasojnë atë me DF-11 dhe DF-15. Irani ka bërë me dije se ka zhvilluar variante të shumta të raketave, duke përfshirë një raketë Sixh-xhil -3 që disa analistë besojnë se do të ketë një gamë maksimale prej katër mijë kilometrash.

Halixh Fars

E fundit por jo më pak e rëndësishme, Irani ka prodhuar një raketë balistike anti-anijeve ushtarake për të përmirësuar strategjinë kundër aksesit në rajon si mbrojtje kundrejt veprimtarisë së ushtrisë amerikane në Gjirin Persik. Në mënyrë të përshtatshme, Irani e ka quajtur këtë raketë Halixh Fars (që do të thotë: Gjiri Persik). Bazuar në raketën Fatih-110, Halixh Fars u testua për herë të parë në fillim të vitit 2011 dhe përkonte pikërisht me kohën kur Iranin paralajmëroi se kishtë përfunduar së prodhuar një radar me rreze të gjatë dhe pasiv që mbulonte një rreze prej 1,100 kilometrash. Më vonë atë vit, Irani bëri me dije se raketa ishte funksionale dhe kishte hyrë në prodhim masiv. Në testet që Irani ka bërë nga ajo kohë, në mënyrë të paparashikueshme, raketa ka regjistruar një shkallë suksesi prej 100% në goditjen e platformave anësore të pozicionuara në Gjirin Persik. Sipas mediave iraniane, “predha supersonike, e cila mbart një raketë prej 650 kilogramësh, ka imunitet ndaj përgjimit dhe përmban sisteme me saktësi të lartë të goditjes së objektivit.” Një gjeneral iranian në 2013 ka deklaruar me krenari se “Sot, Irani zotëron raketa që mund të shkatërrojnë anijet e luftës amerikane si një kanaçe dhe t’i dërgojë në fund të detit.” Irani gjithashtu ka zbuluar dy variante të Halixh Fars: Hurmuz-1 me radarë pasivë dhe Hurmuz-2 të drejtuara nga radarët.

Përfundimi

Kjo nuk është një listë e plotë e arsenalit raketor të Iranit, i cili përfshin gjithashtu edhe një numër të raketave të përdorura nga deti. Megjithatë, kjo listë u ofron lexuesve një pasqyrë themelore të një prej aftësive më vdekjeprurëse të IRGC. Raketat balistike janë gjithashtu bërthama më e hapur e strategjisë parandaluese të Iranit, e cila përfshin gjithashtu përdorimin e kontrolluar dhe luftën asimetrike detare. Megjithatë, sigurisht që është diçka që duhet të planifikojë Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara, veçanërisht kur Irani dhe Shtetet e Bashkuara po afrohen gjithnjë e më afër luftës së drejtpërdrejtë në Luftën Civile Siriane.

Burimi : The National Interest / ML

OPINIONE