NATO hakmerret ndaj Talebanëve, vret gra dhe femijë

Një zyrtar afgan ka njoftuar se gjashtëmbëdhjetë civilë nga e njëjta familje janë vrarë gjatë sulmeve ajrore në pjesën jugore të Afganistanit. Këto sulme u kryen në rajonin e Sanginit gjatë luftimeve të ashpra mes forcave afgane dhe talibanëve.

Kryetari i Këshillit Rajonal, Attaullah Afgan, tha se të gjitha viktimat janë të së njëjtës familje. Në mesin e të vrarëve janë tetë fëmijë dhe tri gra. Në anën tjetër, një zyrtar i guvernatorit krahinor ka thënë se autoritetet e kanë nisur një hetim për këtë tragjedi.

Ende nuk është e qartë nëse ky sulm vdekjeprurës është realizuar nga forcat afgane apo nga forcat e NATO-s për shkak se aleanca ushtarake shpesh i ofron ndihmë ajrore trupave tokësore të ushtrisë afgane.

Në një deklaratë të NATO-s thuhet se forcat e tyre kanë ofruar mbështetje për një operacion të gjerë të forcave afgane, i cili ka zgjatur disa ditë. Në të ceket se pasojat e shkaktuara nga sulmet janë duke u hetuar, shkruan “Free Europe”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne