NATO-ja ul në gjysmështizë flamujt e Shqipërisë dhe Francës

“Flamujt e aleatëve tanë, Shqipëri dhe Francë, janë në gjysmështizë jashtë Selisë së NATO-s, pas tërmetit në Shqipëri dhe për të nderuar ushtarët francezë të rënë në Mali”, shkruan Aleanca përmes llogarisë së saj zyrtare në rrjetin social “Twitter”.

Në Selinë e NATO-së është ulur në gjysmështizë flamuri i Shqipërisë pas tërmetit me pasoja tragjike në orët e para të ditës martë (26 nëntor), ku humbën jetën të paktën 23 persona.

Përveç flamurit të Shqipërisë, NATO-ja ka ulur në gjysmështizë edhe flamurin e Francës në nderim të 13 ushtarëve të saj që humbën jetën në Mali pas një aksidenti me helikopter të njëjtën ditë./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne