NATO – Ministrat e Mbrojtjes do të mbajnë takim të jashtëzakonshëm për Covid-19

Në një konferencë shtypi, që mbajti në selinë e NATO-s në Bruksel, Jens Stoltenberg tha se ministrat në këtë takim që do të mbahet me videokonferencë, do të përqendrohen vetëm në luftën e tyre kundër koronavirusit, përfshirë pasojat afatmesme dhe afatgjata të pandemisë në funksionimin e aleancës ushtarake.

“Nga COVID-19 kemi nxjerrë një mësim për rëndësinë e rezistencës”, tha Stoltenberg.

Ministrat e Mbrojtjes gjithashtu do të shqyrtojnë implikimet e pandemisë në siguri si dhe aftësitë shkëshilluese dhe mbrojtëse të Aleancës.

Stoltenberg theksoi se detyra thelbësore e NATO-s mbetet të ruajë sigurinë e pothuajse 1 miliardë qytetarëve të saj.

Ne duhet të vazhdojmë të punojmë shumë për të siguruar që kjo krizë shëndetësore të mos kthehet në krizë të sigurisë,” tha ai.

Duke iu referuar keqinformimit që ka nisur të përhapet kohët e fundit, Stoltenberg u shpreh kështu: “Po shikomë që aktorë shtetëror dhe jo-shtetërorë po përhapin informacion të dëmshëm. Në këtë suazë, ministrat do të diskutojnë se si mund të përcaktohen dhe kontrollohen më mirë këto dezinformacione. Nuk do t’u lëmë shteg nismave që përpiqen të na përçajnë”.

Takimi virtual i së mërkurës vijon bisedimet e ministrave të Jashtëm për mobilizimin e përpjekjeve të tyre për të ofruar mbështetje civile për krizën e koronavirusit.

Në fillim të muajit, ministrat e jashtëm të NATO-s ranë dakord të vlerësojnë rezervat e tyre të tepërta dhe kapacitetet në aeroplanë (transportues) për dërgimin dhe shpërndarjen e ndihmës në një mënyrë të koordinuar.

Më pas Turqia, Republika Çeke, Hungaria, Holanda, Norvegjia, Sllovenia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dërguan ndihma mjekësore dhe financiare për aleatin më të ri të NATO-s, Maqedoninë e Veriut.

Turqia gjithashtu ofroi furnizime mjekësore për Mbretërinë e Bashkuar, Italinë, Spanjën dhe Malin e Zi, dhe partnerët e NATO-s në Ballkan, përfshirë Malin e Zi, Bosnjë-Hercegovinën, Serbinë dhe Kosovën.

Gjermania, Danimarka dhe Luksemburgu gjithashtu dërguan aspiratorë dhe pajisje mbrojtëse në Itali dhe Spanjë.

Ministrat e mbrojtjes do të vlerësojnë ndihmën e dhënë deri më tani dhe do të diskutojnë mbi masat e mëtejshme.

Turqia në këtë takim virtual do të përfaqësohet nga ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne