Ndihma ekonomike gjatë krizës/ Berisha-Fevziut: Dezinfekto studion nga mashtrimet e sharlatanit Ahmetaj!

“Më lejo të bëj një kërkesë të pazakontë: ta dezinfektosh studion nga mashtrimet e një sharlatani!”.

Kjo ishte kërkesa që, ish-kryeministri Sali Berisha, bëri në fillim të intervistës së tij, në një lidhje direkt në emisionin “Opinion”.

Ai deklaroi se, pohimi i ministrit Arben Ahmetaj se, ndihma ekonomike e qeverisë gjatë krizës është 4% e GDP-së, është e pavërtetë.

FMN-ja ka rreshtuar të gjitha vendet dhe ndihmën që, kanë dhënë për ekonominë në këtë hartë që, ky e shpalli se ka dhënë 4% të GDP. FMN-ja, duke përfshirë këtu edhe fondin sovran, e përshin Shqipërinë në vendin me mbështetjen më të ulët, vetëm 1.3% të GDP-së. Shqipëria ka përqindjen më të ulët të GDP-së, Gjermania ka dhënë 30%, Italia 20%, Serbia e ka 10%, Kroacia e ka 18 %. Shqipëria e ka gjithsej 1.3%.”, tha Berisha.

Pyetjes, së çfarë gjëje të mirë mund të përmendë ai nga masat e qeverisë, Berisha iu përgjigj:

“Ka bërë aq të zeza sa që duhet të rrëmosh me buldozer, për të nxjerrë ndonjë gjë pozitive. Unë nuk di të them edhe nuk mohoj. Mund të veçoj qëndrimin ndaj masave të COVID-19 dhe ndaj ekonomisë. Ndaj COVID-19 është i bazuar në mashtrimin, falsifikimin”./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne