“Ndodhem para një vakuumi ligjor”/ Meta refuzon përsëri, letër Kuvendit: Hidheni vetë…

Presidenti Ilir Meta ka refuzuar të hedhë shortin për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Përmes një letre dërguar Kuvendit, kreu i Shtetit shprehet se ndodhet para një vakuumi ligjor.

“Hidheni vetë shortin sipas precedentit të vjetshëm” – shkruan Meta ndër të tjera.

Në tryezën e presidentit Meta gjenden kandidaturat nga Prokuroria, Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë, për hedhjen e shortit që do të lejojë ngritjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Por më herët, kreu i Shtetit ka arsyetuar se koha e dispozitave kalimtare ka kaluar dhe duhet të ngrihen më parë KLGJ-ja dhe KLP-ja, për të sjellë respektivisht kandidaturat e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Në këto kushte, e drejta i kalon Kuvendit .

Me ngritjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, hapi i radhës është plotësimi i vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese, duke i rikthyer asaj funksionimin.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne