Bota Opinion

Ndryshim i aleancave në Lindjen e Mesme: A është lënë lufta kundër Iranit ‘në pauzë’?

Nga Michel Chossudovsky

Projekti i parapërgatitur i luftës në vitin 2003 ishte një skenar “i parë edhe përpara”. Ky projekt ka qënë në tryezën e planifikimit të Pentagonit që në mesin e viteve 1990.

Që prej momentit që është vënënë jetë skenari i lojërave të luftës të Teatrit të PranverësIraniane(TIRANNT) në Maj 2003 (dokument i fshehtë ky që është zbuluar më vonë), jemi vënë përballë një skenar të parashikuar dhe parapërgatitur të përshkallëzimit të veprimeve ushtarake të drejtuara kundrejt Iranit dhe Sirisë, prej të cilave Siria përbënte fazën e parë në vitin 2011 të këtij plani.

Sulmi i parë kundrejt Irakut që u krye nën operacionin që njihej si “Operacioni i Çlirimit të Irakut” filloi më 20 mars të vitit 2003; Bagdati u dorëzua më 9 prill dhe me 1 maj të vitit 2003 u plotësua i gjithë pushtimi.

Në maj të vitit 2003, menjëherë pas sulmit dhe pushtimit të Irakut u vu në zbatim skenari i lojërave të luftës TIRANNT (Theater Iran Near Term- Teatri iPranverës Iranane). Ish- analisti i shërbimeve të inteligjencës të SHBA-së, William Arkin ka zbuluar se:

“Në fillim të vitit 2003, edhe pse forcat amerikane ishin në prag të fillimit tëluftës kundër Irakut, ushtria njëkohësisht kishte filluar të bënte një analizë për një luftë gjithëpërfshirëse kundrejt Iranit. Analiza, e njohur si TIRANNT, që ka kuptimin e “Teatrit të Pranverës Iraniane”u shoqërua me një skenar jo të vërtetë dhe stimuluesnë lidhje me një pushtim të Korpusit të Marinës dhe një simulim të forcës raketore që zotëronte në atë kohë Irani. Planifikuesit amerikanë dhe britanikë pothuajse në të njëjtën kohë kishin zhvilluar edhe një lojë lufte në rajonin e Detit Kaspik. Ndërkohë, Bushi e udhëzoi Komandën Strategjike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës qëtë hartonin një plan në lidhje me një luftë globale për një sulm kundër armëve të supozuara se ekzistonin iraniane të shkatërrimit në masë. Përfundimisht, të gjitha këto hapa të ndërmarrë do të bëheshin pjesë e një plani të ri lufte për “operacionet kryesore luftarake” kundër Iranit, të cilat sipas burimeve ushtarake konfirmojnë se aktualisht ky plan ekziston në formën e draftit. [Ky plan i emergjencave i njohur nën titullin CONPLAN 8022 do të aktivizohej në rastin e përsëritjes sënjë ngjarje të dytësi 11 shtatori, me pretendimin se Irani do të fshihej pas këtij sulmi] (William Arkin, Washington Post, 16 prill 2006)

“Teatri Afat-shkurtër”, një skenar që kishte të bënte me skenarin e zhvillimit tënjë lufte kundër Iranit pas disfatës së Irakut ishte koncepti i cili nuk thuhej haptazi. Nën përkujdesjen e Komandës Qendrore të SHBA-ve, skenari TIRANNT u përqëndrua në faktin që lufta kundër Iranit të ishte edhe “afatshkurtër” (që do të thotë të fillohej menjëherë pasi të kishte përfunduar lufta e Irakut) dhe të përfshihej në skenar që lufta të zhvillohej “vitin e ardhshëm” (që do të thotëvitin e ardhshëm pas luftës së Irakut) dhe në këtë planifikim përfshiheshin edhe“të gjitha dimensionet e gjëra të një lufte të madhe operacionale, duke filluar nga mobilizimi dhe përgatitja e forcave ushtarake për luftën që do të ndodhte pas ndryshimit të regjimit gjatë operacioneve të stabilitetit të vendit. (burimi i njëjtë si më sipër.)

Përpjekja kryesore në lidhje me skenarin TIRANNT filloi në maj të vitit 2003, kur modeluesit dhe specialistët e shërbimeve tëinteligjencës nxorrën dhe mblodhën së bashku të dhënat e nevojshme për analizën e skenarit nga këndvështrimi i nivelit të Iranit (që do të thotë në shkallë të gjerë dhe gjithëpërfshirëse). TIRANNT, që nga ajo periudhë është përditësuar duke përdorur edhe informacionin e mbledhur pas luftës së Irakut në lidhje me performancën e forcave amerikane. Ndërkohë, planifikuesit e Forcave Ajrore kanë modeluar sulme kundër sistemeve të mbrojtjes ajrore ekzistuese iraniane dhe objektivave të tyre, ndërkohë që planifikuesit e Forcave Detare kanë vlerësuar mbrojtjen bregdetare dhe kanë hartuar skenarë në lidhje me mbajtjen e kontrollit të Ngushticës së Hurmuzit në bazën e Gjirit Persik.

Një vazhdimësie Analizës së Fushatës TIRANNT, e cila filloi në tetor të vitit 2003, ka llogaritur rezultatet e skenarëve të ndryshëm në lidhje me ndërmarrjen e një veprimi kundër Iranit për të ofruar alternativa të ndryshmenë lidhje me analizimin e kurseve të veprimit në një plan të përditësuar të luftës në Iran. burimi i njëjtë si më sipër.)

Nuk është e nevojshme të thuhet se, formula e planifikuarë më parë në vitin 2003 për një luftë“afat-shkurtër”ishte shtyrë.

“Kontrolli i Dyfishtë” i USCENTCOM-i: Fillimisht Iraku, pastaj Irani

Vendimi i vitit 2003 për të përfshirë edhe Iranin nën skenarin TIRANNT si dhe të gjitha përpjekjet e mëvonshme që do të pasndiqnin luftën dhe “planet sekrete” ishin pjesë e një udhërrëfyesi edhe më të gjerë ushtarak në Lindjen e Mesme. Tashmë gjatë administratës së Klintonit, qënë vitin 1995,Komanda Qendrore e SHBA-ë (USCENTCOM) kishte formuluar nën doktrinën e “kontrollit të dyfishtë” në planet për të pushtuar fillimisht Irakun dhe më pas Iranin:

“Interesat dhe objektivat e gjera të sigurisë kombëtare të shprehura si në Strategjinë e Sigurisë Kombëtare të Presidentit (NSS) dhe nëStrategjinë Kombëtare Ushtarake të Sekretarit të Përgjithshëm (NMS) përbëjnë themelin bazë të strategjisë së terrenit të Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara. NSS-jamerret me drejtimin e zbatimit të një strategjie të kontrollit të dyfishtë të shteteve mashtruese të Irakut dhe Iranit për aq kohë sa këto dy shtete vazhdojnë tëpërbëjnë një kërcënim për interesat e SHBA-së, për shtetet e tjera në rajon dhe për qytetarët e tyre. Kontrolli i dyfishtë është projektuar me qëllim që të ruhet ekuilibrii pushtetit në rajon pa krijuar varësi as kundrejt Irakurpor as kundrejt Iranit. Strategjia e skenarit të USCENTCOM është e bazuar në strategjinëe skenarit të interesave dhe është e fokusuar tekreziqet që kanosen. Qëllimi i angazhimit të SHBA-ve, siç është mbështetur në strategjinë e NSS-së është mbrojtja e interesave thelbësore të Shteteve të Bashkuara në rajon – aksesi i pandërprerë dhe i sigurtë i SHBA-së dhe aleatëve të saj në naftën e Gjirit.

USCENTCOM, http://www.milnet.com/milnet/pentagon/centcom/chap1/stratgic.htm#USPolicy,

(Theksimet i përkasin autorit të artikullit; dokumenti origjinal i USCENTCOM ende nuk është i kasesushëm për publikun)

Roli i Izraelit: Do të bëjë bombardimin në shërbimin tonë”

Skenari i TIRANNT (i vitit 2003) u pasua më pas nga një sërë planesh ushtarake që kanë të bëjnë me Iranin. Deklarata të shumta zyrtare pas ngjarjeve të 11 shtatorit dhe dokumenta të shumë ushtarake amerikane theksonin një luftë të zgjeruar në Lindjen e Mesme, duke përfshirë edhe pjesëmarrjen aktive të Izraelit.

Në aspektin më të përgjithshëm, ajo që karakterizon politikën e jashtme të SHBA-së është të inkurajojë aleatët e Amerikës që “të bëjnë punën e pista në emrin tonë.”

Në fillimet e mandatit të dytë të Bushit, zëvendës-presidenti Dick Cheney dha një lajm bombë, duke nënkuptuar, nëpërmjet deklaratave që në fakt nuk kishin asgjë të paqartë, se Irani ishte “në krye të listës”së armiqve keqbërës të Amerikës dhe se Izraeli “do të bënte bombardiminet në shërbimin tonë” edhe pa përfshirjen ushtarake të drejtpërdrejtë amerikane dhe pa qënë e nevojshme që të ushtrojmë presion mbi ta.

Ndërkohë nënadministratën e Trumpit ndodhi krejt e kundërta, sipas profesorit James Petras, Izraeli dhe lobimi zionist po luajnë një rol aktiv në Amerikë, duke i bërë presion Presidentit Trump që ta ndërmarrë ai hapin e parë:

“Kryeministri i Izraelit,Benjamin Netanjahusi dhe kryetarët e 52 organizatave të mëdha hebraike amerikane po e udhëheqin presidentin Trump, si një qen të lidhur me zinxhir drejt një luftë të madhe kundër Iranin. ’52 kryetarët’ histerikë dhe ‘Bibi’ Netanyahu janë të zënë dukekrijuar nga asgjëja parashikime të nivelit të Holokaustit të një Iraniqë nuk përmban armë bërthamore se po përgatitet të ‘avullojë’ Izraelin. Presidenti jo shumë i mprehtë amerikan, Trump i ka ngrënë këto fantazira me shumicë dhe po e shtyn kombin amerikan drejt kësaj lufte për hir të Izraelit dhe mbështetësve dhe agjentëve të tijtë pozicionuar në SHBA. (James Petras, Global Research, 27 tetor 2017)

Cilët janë aktorët kryesorë?

Retorika politike në të shumtën e herëve është keq-orjentuese. Izraeli është aleati i Amerikës. Operacionet ushtarake janë të koordinuara ngushtë mes këtyre aleatëve. Megjithatë, Tel Avivi është i varur nga Washingtoni. Në operacionet e mëdha ushtarake, Izraeli nuk vepron asnjëherë pa marrë paraprakisht miratimin e Pentagonit.

Pavarësisht se nga ana e mediave nuk pranohet shpeshherë, në fillimet e vitit 2009 SHBA-ja dhe Izraeli kishin organizuar së bashku një sistem të komplikuarë mbrojtës ajëror vetëm pak kohë pasi Izraeli kishte vënë në jetë në Gazza operacionin e njohur si “Operacioni i Derdhjes së Plumbave”

Sistemi i mbrojtjes ajrore radar X-band, i ngritur në Izrael nga SHBA-ja në vitin 2009 “kishte për qëllim që tëintegronte mbrojtjen e raketave të Izraelit me rrjetin amerikan të zbulimit të raketave, rrjet i cili i shtrin satelitët deri tek satelitët, anijet në lëvizje në detin Mesdhe, Gjirin Persik dhe Detin e Kuq, disa radarë me bazë tokësore si dhe si dhe rrjet të parandalimin e hedhjes së raketave.” (Senator Joseph Azzolina, Mbrojtja e Izraelit nga raketat e Iranit, Bayshore News, 26 dhjetor 2008). )

Kjo gjë do të thotë se është Washingtoni ai që ka në dorë vendimet që do të merren. Ashtu siç edhe është konfirmuar nga Pentagoni, ushtria amerikane kontrollon sistemin e mbrojtjes ajrore të Izraelit:

“Zëdhënësi i Pentagonit, Geoff Morrell është shprehur se “Ky është dhe do të mbetet një sistem radar që i përket amerikanëve.” “Për këtë arsye, kjo nuk është diçka që ne uakemi dhënë apo iakemi shitur izraelitëve dhe ky është një sistem që me shumë mundësi do të ketë nevojë që të ketë një personel ngaWashingtoni për ta vënë në punë.” (Cituar në lajmet kombëtare të Izraelit, Israel National News,9 janar 2009, theksimeti përkasin autorit të artikullit).

Në fillimet e mandatit të dytë të Obamës, SHBA-ja dhe Izraeli filluan diskutimet lidhur me praninë e “personelit amerikan në vend” në territoret e Izraelit, përkatësisht në mënyrë konkrete themelimit të një baze ushtarake “të përhershme” dhe “zyrtare” brenda Izraelit. Dhe më 17 shtator të vitit 2017 u përurua një bazë amerikane e Mbrojtjes Ajrore e vendosur në shkretëtirën e Negevit. Sipas zëdhënësit të forcave ushtarake të Izraelit, objektivi i krijimit të kësaj baze është që të dërgojë një “mesazh në rajon”, duke përfshirë këtu Iranin, Libanin, Sirinë dhe Palestinën.

Izraeli nuk do të ishte në gjendje të ndërmerrte asnjë veprim në mënyrë të njëanshme dhe të pavarur kundër Iranit, pa marrë fillimisht një dritë jeshile nga Pentagoni që kontrollon komponentët kryesorë të sistemit të mbrojtjes ajrore të Izraelit.

E vënë në praktikë, një luftë kundër Iranit do të përbënte një përpjekje të përbashkët të SHBA-së dhe Izraelit, e koordinuar nga Komanda Strategjike e SHBA-së (STRATCOM) me aleatët e Amerikës që luanin një rol kyç (të varur sërisht nga amerikanët).

Struktura evolutive e aleancave ushtarake

Që nga formulimi i planit “skenarit të luftës”së USCENTCOM-it në mesin e viteve 1990-ave, dhe në veçanti që prej periudhës pasfillimit të luftës në Siri në vitin 2011, gjeopolitika më të gjerë e rajonit të Lindjes së Mesme dheAzisë së Mesme ka evoluar në mënyrë dramatike me Rusinë dhe Kinën që kanë luajtur një rol të madh.

Parë në këtë drejtim, ndryshimi që është përjetuar në strukturën e aleancave ushtarake ka shërbyer për të dobësuar ndikueshmërinë e SHBA-së. Irani tani mbështetet nga një bllok i fuqishëm ku përfshihen Kina dhe Rusia. Nga ana tjetër, Pakistani dhe India janë bashkuar me Organizatën e Bashkëpunimit të Shangait (SCO), e cila ka kontribuar në dobësimin e marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Pakistanit.

Nga ana tjetër, që kur presidenti Xi Jinping mori detyrën në 2012, marrëdhëniet dypalëshe mes Iranit dhe Kinës, duke përfshirë këtu edhe marrëveshjet strategjike të naftës, gazit dhe gazsjellësit (si dhe bashkëpunimi ushtarak) kanë qënë gjithnjë e më shumë në rritje.

Për më tepër, ndërsa Teherani ka arritur një “marrëveshje të interesave të përbashkëta” me Ankaranë, ndërkohë uniteti i Arabisë Saudite dhe Shteteve të Gjirit është vënë tashmë në rrezik, duke qënë se Katari, Omani dhe Kuvajti janë duke ndërtuar aleancat e tyre me Iranin, që do të jetë në dëm të Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe .

Që prej kohës kur filloi lufta në Siri, Irani jo vetëm që ka krijuar një marrëdhënie të fortë bilaterale me Sirinë, por gjithashtu nga ana tjetër ka forcuar lidhjet e tij të mëtejshme me Libanin dhe Jemenin.

Thënë me fjalë të tjera, hegjemonia e SHBA-së është kërcënuar në rajonin më të gjerë të Lindjes së Mesme dhe të Azisë së Mesme. Struktura e aleancave dhe “koalicioneve ndërsektoriale” në vitin 2018 nuk favorizon një operacion ushtarak të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër Iranit.

Aleanca e Atlantikut është në krizë dhe po kështu edhe Këshilli i Bashkëpunimit të Gjirit (KBGj).
SHBA-ja dhe Turqia kanë përplasje në Sirinë Veriore, ku Turqia po lufton rebelët kurdë të mbështeturë nga SHBA-ja.
Turqia, e cila përbën peshën e rëndë të NATO-s (në aspektin e forcave konvencionale) ka marrë nga Rusisë sistemin S400 të mbrojtjes ajrore. A do të thotë kjo se Turqia (si një shtet anëtar i Aleancës Atlantike) nuk ka më të në mënyrë plotësisht të përbashkët sistemin e mbrojtjes SHBA-NATO-Izrael?
Një tjetër gjë qëështë e rëndësishme të merret në konsideratë është afrimi i Turqisë me Rusinë dhe Iranin.

Fundi i ‘aleancës treshe’ SHBA-Izrael-Turqi

Si do të ndikojë marrëveshja e Turqisë me Iranin e njohur si “marrëveshja e interesave të përbashkët” në lidhje me Marëveshjen e Sigurisë dhe Fshehtësisë (SSA) e arritur në vitin 1994 kur pushtetin e mbante Tansu Çiller?

Marrëveshja SSA-së ishte një instrument i dizajnuar me kujdes nga politikae jashtme të SHBA-së (e mbështetur nga administrata Klinton), e cila krijoi terrenin e nevojshme për të krijuar një marrëdhënie të fortë dhe të ngushtë mes Izraelit dhe sëTurqi në bashkëpunimin ushtarak dhe të shërbimeve tëinteligjencës, për ushtrime të përbashkëta ushtarake, për prodhimine armëvedhe trajnime.

SSA-ja ka shërbyer kryesisht në mbështetje tëinteresave strategjikë të SHBA–sënë Lindjen e Mesme. Synimi i marrëveshjes dypalëshe të shërbimeve tëinteligjencës ushtarake tëSSA-sëmes Izraelit dhe Turqisë,ishte të krijonte një marrëdhënie trepalëshemes SHBA-sëIzraelit dhe Turqisë. Kjo“aleancë e trefishtë” de facto (sepse de jure është aleancë dypalëshe) është nën drejtimin e Pentagonit dhe synonte të integronte dhe koordinonte vendimet e komandave ushtarake (si dhe të shërbimeve të inteligjencës) mes tre vendeve që kishin të bënin me Lindjen e Mesme të gjerë.

Nga pikëpamja strategjike, me anë të kësaj marrëveshjeje Pentagoni synonte “përdorimin” si të Izraelit ashtu edhe të Turqisë për operacionet e tij në operacionet ushtarake në Lindjen e Mesme (pra për të vepruar në emrin tonë).

“Aleanca e trefishtë” bazohej në lidhje të ngushta ushtarake, respektivisht mes Izraelit dhe Turqisë në marrëdhënie me Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë këtu edhe një marrëdhënie të fortë ushtarake mes Tel Avivit dhe Ankarasë.

Nga ana tjetër, Izraeli nënshkroi një protokoll bashkëpunimi të gjerë ushtarak me NATO-n në mars të vitit 2005 në Jerusalem. Sipas kësaj marrëveshjeje, Izraeli u bë një anëtar de facto i marrëveshjes së NATO-s. Marrëveshja bilaterale e bashkëpunimit ushtarak midis Izraelit dhe NATO-s u konsiderua nga ushtria izraelite si një mjet “për të rritur edhe më tej aftësinë e e gjallërimit të Izraelit kundër Iranit”, i cili kohët e fundit ka hyrë në një aleancë të përshtatshme me Turqinë, një vend anëtar i NATO-s. a nuk tingëllojnë këto dy marrëveshje si të përkundërta me njëra-tjetrën?

Gjithashtu është me rëndësi që të përmendet fakti se Izraeli ka qënë pjesë eanëtarësisë së vjetër në Dialogun Mesdhetar të NATO-s së bashku me gjashtë shtete të tjera jo-anëtare të NATO-s të cilat konkretisht janë: Algjeri, Egjipt, Jordania, Mauritania, Maroku dhe Tunizia. Kohët e fundit, këto gjashtë vende kanë marrë një qëndrim kundër Izraelit sidomos pas vendimit të Trump për të lëvizur ambasadën amerikane në Jerusalem.

Nuk ishte rastësi që Dialogu Mesdhetarfilloi në të njëjtin vit me arritjen e Marrëveshjes së SSA-sëmes Izraelit dheTurqisë (në vitin 1994).

A është aktualisht në rrezik Marrëveshja e SSA-së mes Izraelit dhe Turqisë?
Pas deklaratës së Trumpit në lidhje meJerusalemin, Dialogu Mesdhetar është gjithashtu në krizë, aq sa mund të shkaktojë dëm përWashingtonin.
Si mund të kryhen operacionet e përbashkëta ushtarake dhe të shërbimeve të inteligjencës kundër Iranit kur Turqia (një shtet anëtar i NATO-s është tashmë edhe një aleat i Izraelit) pra“në shtrat me armikun”?
Një aspekt tjetër që është e rëndësishme që të merret në konsiderato është braktisja de facto e GUUAM (, një aleancë ushtarake e mbështetur nga SHBA-ja dhe NATO e pesë republikave sovjetike të krijuara në vitin 1999ku janë anëtare Gjeorgjia, Ukraina, Uzbekistani, Azerbajxhani dhe Moldavia), që do të përdoren kundër Rusisë dhe Iranit.

Për arsyet e përmendura më sipër, skenari i Pentagonit “afatshkurtër” i TIRANNT-it për një luftë konvencionale kundër Iranit në këtë moment nuk ka gjasa që të vihet në jetë duke marrë parasysh kushtet aktuale.

Ndërkohë që një luftë konvencionale ndaj Iranit është vënëaktualisht në pritje, SHBA-ja ka zgjedhur qënë vend të në ndërhyrje ushtarake jo-konvencionale të përfshihet në destabilizimin, sanksionet ekonomike, infiltrimin, ndryshimin e regjimitdhe kalimin në anën amerikane.

Megjithatë,Pentagoni mban edhe alternativën tjetër strategjike për të nxitur aleatët e tij më të ngushtë, duke përfshirë Arabinë Saudite dhe Izraelin, “për të zhvilluar luftën në emër të Amerikës”.

Duke marrë parasysh të gjithë këto, ne jemi gjithsesi në një udhëkryq të rrezikshëm në historinë tonë. Ndërsa analistët e Pentagonit janë plotësisht të vetëdijshëm se SHBA-ja nuk mund të fitojë një luftë konvencionale kundër Iranit, alternativa e parë për të të kryer sulme bërthamore taktike është ende “në tryezë”. Pra, janë operacionet e shërbimeve të inteligjencës, rekrutimi i terroristëve të “xhihadistëve” të angazhuar, financimi i kryengritjeve etj. (Për të mos përmendur këtu edhe mundësinë e përdorimittë sistemeve të armëve jo-konvencionale duke përfshirë armët elektromagnetike, kimike dhe biologjike).

Burimi : Global Research / ML