Në Afrin parandalohet një sulm terrorist

Në Afrin, që ndodhet në veri të Sirisë, forcat lokale të sigurisë gjetën një bombë të paketuar përpara një dyqani dhe parandaluan kështu një sulm terrorist.

Në qendrën e Afrinit, e spastruar nga terroristët me operacionin “Dega e Ullirit” të Forcave të Armatosura Turke forcat lokale të sigurisë të përbëra nga forcat e Ushtrisë Kombëtare të Sirisë (ish-Ushtria e Lirë Siriane) dhe policia ushtarake u vunë në veprim pasi morën njoftimin për pako bombë të lënë përpara një dyqani në orët e mbrëmjes.

Pakoja e vendosur në një zonë ku civilët bëjnë shpesh pazar, falë punës së suksesshme të ekipeve të asgjësimit të bombave, u çaktivizua dhe në mënyrë të tillë u pengua një akt terrorist.

Forcat lokale të sigurisë që bënë inspektime në zonën në fjalë qëndrojnë mbi mundësinë që kjo të jetë ndërmarrë nga organizata separatiste terroriste YPG/PKK./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne