Në Amerikë shënohet rritje në numrin e ngjarjeve kundër myslimanëve

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që nga viti 2014 e deri më tani kanë ndodhur 10 mijë e 15 ngjarje antimyslimane.

Në raportin me titull “Përmbledhja e Paragjykimeve”, publikuar nga Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islame (CAIR), një prej organizatave civile myslimane më të njohura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vlerësohen ngjarjet e paragjykimeve ndaj myslimanëve të regjistruara nga kjo organizatë që nga viti 2014 deri në qershor të vitit 2019.

Në raport bëhet e ditur se rritja më e madhe e ngjarjeve kundër myslimanëve është shënuar në vitin 2017 me saktësisht 2 mijë e 599 ngjarje. Krahasuar me vitin 2014 kjo shifër përkon me një rritje 94%.

Në raport nënvizohet se arsye për këtë mund të jetë fakti se në ditën e 10 të ardhjes në detyrë në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2017, Presidenti Donald Trump nënshkroi një dekret për ndalimin e udhëtimit të myslimanëve.

Në gjysmën e parë të vitit 2019 u regjistruan 759 ngjarje kundër myslimanëve.

Këshilli në fjalë në raport bën të ditur se që nga viti 2014 deri në qershor të vitit 2019 janë sulmuar 506 xhami, nga këto 148 kanë qenë zjarrvënie, dëmtime dhe prishje.

Sipas ankesave të myslimanëve ndër institucionet zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ndaj myslimanëve sillen me paragjykim është Byroja Federale e Hetimeve (FBI).

Drejtoresha e Departamentit të Monitorimit dhe Luftimit të Islamofobisë të CAIR, Zainab Arain tha se raporti bazohet në të dhënat më aktuale dhe shtoi: “Ky raport dokumenton rritjen serioze dhe përhapjen shqetësuese të numrit të ngjarjeve të paragjykimeve kundër myslimanëve”.

CAIR i ftoi të gjithë myslimanët dhe pjesëtarët e grupeve të pakicave në Amerikë që të denoncojnë në polici dhe CAIR çdo lloj ngjarjeje paragjykimi në të cilën kanë hasur./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne