Në gjendje të rëndë psikologjike, 30-vjeçari tenton të vetëdigjet para kryeministrisë, Policia ndërhyn dhe e shpëton

Një 30- vjeçari ka tentuar të vetëdigjet para kryeministrisë në Tiranë. Policia ndërhyri menjëherë dhe parandaloi aktin duke e shpëtuar personin në fjalë.

Mësohet se personi që tentoi vetvrasjen ishte në gjendje të rënduar psikologjike dhe lyeu trupin me lëndë djegëse.

Ishte patrulla më e afërt e Policisë që shpëtoi 30-vjeçarin dhe e ka shoqëruar në komisariat./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne