Në lindje të Turqisë sekuestrohen municione të terroristëve të YPG/PKK-së

Forcat turke të sigurisë gjatë operacioneve antiterroriste në lindje të Turqisë kanë sekuestruar municione që i përkisnin grupit terrorist YPG/PKK-së, theksuan sot zyrtarë vendor.

Komanda e xhandarmërisë provinciale sekuestroi gjithsej 60 kilogramë eksploziv të improvizuar në provincën Bitlis, tha prefekti në një deklaratë.

Eksplozivët u shkatërruan më vonë me udhëzimin e prokurorit publik, shtohet në deklaratë.

Ndaras, komanda provinciale e xhandarmërisë kreu aktivitete kërkimi dhe spastrimi në provincën juglindore të Hakkarit, tha prefekti në një deklaratë.

Një raketë stinger, dy granata dore, një pushkë AK-47 dhe 28 fishekë të saj u sekuestruan në rrethin Şemdinli të Bitlisit, shtohet në deklaratë.

Në fushatën e saj terroriste mbi 30 vjeçare kundër Turqisë, PKK, e radhitur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e thuajse 40,000 personave, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnje./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne