Në mesin e Helmetave të Bardha të larguara nga Siria kishte edhe anëtarë të inteligjencës arabe

Burimet njoftuan se në mesin e Helmetave të Bardha të larguar nga Siria nga regjimi sionist, ka pasur edhe anëtarë të inteligjencës dhe oficerë të vendeve arabe në bregdetin e Gjirit Persik.

Duke vënë në dukje se më shumë se 3 mijë persona nga jugu i Sirisë janë larguar për në Jordani përmes territoreve të pushtuara, të njëjtat burime raportuan se nga Siria janë evakuuar 800 persona nën emrin e Helmetave të Bardha, të cilët janë pjesëtarë të forcave speciale dhe shërbimeve të inteligjencës, , ndërsa pjesa tjetër, numri i të cilëve është rreth 2.200, janë qytetarë të Arabisë Sudite, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Katarit.

Duke i’u referuar lëvizjes së 800 pjesëtarëve të inteligjencës për në kryeqytetet e SHBA-së, Kanadasë dhe Evropës, burimet thanë se për këtë operacion, Uashingtoni ka caktuar Dhomën e Operacioneve al-Muk në Jordani.

OKB-ja mbështeti vendimin e Jordanisë për të pranuar anëtarët e Organizatës së Helmetave të Bardha.

Edhe mediat e regjimit sionist njoftuan se një organizatë izraelite bashkëpunoi me Helmetat e Bardha dhe i trajnoi ato.

Në një deklaratë të bërë nga ushtria izraelite, u tha se 800 persona, anëtarë të Helmetave të Bardha, janë evakuuar nga Siria në një vend të tretë.

Kryeministri i regjimit sionist, Benjamin Netanjahu njoftoi se presidenti i SHBA-së dhe kryeministri kanadez kanë evakuuar nga Siria anëtarët e një grupi nën mbështetjen e Shtëpisë së Bardhë.

Shumë dokumente tregojnë se Helmetat e Bardha janë në bashkëpunim të ngushtë me grupet terroriste dhe se gjithmonë kanë mbështetur terroristët, duke përfshirë dhe Frontin Nusra.

Burimi : T.News Agency/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne