Në shkelje të ligjit, komandohet me urgjencë drejtori i ri i hipotekave në Sarandë. Pse po nxitohet Edi Rama

Pas shkarkimit nga Kryeministri Rama të Drejtoreshës së Hipotekës së Sarandes, Jonida Abduli, dje pasdite është komanduar në këtë detyrë Gledi Duka, i cili mbante postin e Zv/Drejtorit.

Menjëherë pas komandimit të tij, ka reaguar dega e Partisë Demokratike të Sarandës, përmes sekretares Matilda Qurku.

Ndër te tjera, Qurku shprehet: “Skandal në institucionet shtetërore të qytetit të bukur të Sarandës, djepit të intelektualëve që tashme po injorohen nga “Rilindja” e injorantëve. Sapo informohemi që në kryë të një institucioni të rëndësishëm të qytetit është emeruar Drejtor dikush që ka vetem 3 muaj eksperiencë në administratën publike dhe 6 muaj në atë private. Vaj me det “Rilindja” e Drejtorëve, skemi parë gjë akoma”.

Sipas Partisë Demokratike të Sarandës, ligji për ZVRPP, përcakton qartë se Rregjistrues në ZVRPP, emërohet dikush që ka të paktën 5 vite eksperiencë pune në administratën publike dhe është specializuar në fushën e vlerësimit të pasurive të paluajtshme ndërkohë që Duka është emëruar si Zv/Rregjistrues në 16 mars të këtij viti, sërish në shkelje pasi të njejtat kritere vlejnë edhe për këtë pozicion, e brenda tre muajveështë  komanduar në krye të institucionit.

Burime bëjnë me dije se ky nxitim në emërim,është bërë me qëllim firmosjen e nje serë statusesh të lejeve të legalizimit që Kryeministri Rama pritet të shpërndajë pas disa ditësh në Sarandë. Statuset e lejeve te legalizimit duhet të firmosen fillimisht nga ZVRPP e me pas të kalojne nga ALUIZNI.

(E.K/FAXWEB.AL)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne