Bota

Nebenzia: Amerika duhet të heqë dorë nga politika e kërcënimit dhe presionit ndaj Iranit

Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në OKB, ditën e shtunë ka deklaruar se Amerika duhet të heqë dorë nga politika e kërcënimit dhe ushtrimit të presioneve ndaj Iranit dhe të ndjekë politikën e dialogut.

Vasili Nebenzia në një intervistë për agjencinë Rinovonte vuri në dukje përpjekjet se kohëve të fundit të Amerikës për të ushtruar presione ndaj Iranit nëpërmjet KS të OKB kanë dështuar dhe shtoi se deri më sot nuk është vënë re asnjë rast të shkeljes së zotimeve të Iranit dhe asnjë rast i tillë nuk është raportuar pranë KS të OKB dhe për këtë arsye edhe për rinisjen e bisedimeve nuk ekziston mundësia që KS i OKB të vendosë sanksione kundër Iranit. Përfaqësuesi i Rusisë në OKB, ndër të tjera vuri në dukje se amerikan gjithmonë mundohet t’i parashtrojë çështjet që ka mosmarrëveshje me Iranin në KS të OKB dhe kjo bëhet për të justifikuar veprimet e Uashingtonit si dalja nga marrëveshja bërthamore dhe shkelja e rezolutës 2231 të KS të OKB. Nebenzia duke iu drejtuar Amerikës ka thënë se ka ardhur koha që të ndryshohet politika e vjetër kundrejt Iranit./ PT

OPINIONE