Bota

Nëndetësja gjigande bërthamore amerikane në brigjet koreane

Nëndetësja bërthamore amerikane “USS Michigan”, ka mbërritur në portin e Busan të Koresë së Jugut, konfirmuan burimet ushtarake amerikane.

Nëndetësja do të bashkohet me grupin e anijeve aeroplanmbajtëse për ushtrime në Detin e Japonisë. USS Michigan është e mbushur me raketa. Ajo u vendos në portin e qytetit të Busanit në Korenë e Jugut, ndërsa transferimi vjen në të njëjtën ditë kur festohet 85 vjetori i themelimit të Ushtrisë Popullore Koreane. Presidenti amerikan Donald Trump është zotuar të parandalojë Phenianin të zhvillojë armët bërthamore që mund të arrijnë në Amerikën kontinentale.Trump e konsideroi Korenë e Veriut një kërcënim real. Koreja e Veriut ka kërcënuar se do të godasë me raketa aeroplan-mbajtësen luftare “Uss Carl Vinson”. USS Michigan është një nën-klasë Ohio – klasa më e madhe e marinës amerikane të nëndetëses. USS Michigan është një nga nëndetëset e mëdha të marinës amerikan, e cila është rreth 170 metra e gjatë dhe peshon rreth 16 mijë tonë, i armatosur me 154 raketa lundrimi Tomahawk./ PT

OPINIONE

INTERVISTA