Netanjahu takohet me Putin për të diskutuar mbi Iranin

Kryeministri i regjimit sionist Benjamin Netanjahu do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin këtë javë ku tema kryesore do të jetë Irani.

Sipas mediave izraelite, vizita do të mbahet të mërkurën në bregun e Soçit të Rusisë. Vebsajti izraelit Walla shkruan se Netanjahu planifikon të flasë me Putinin rreth pranisë ushtarake të Iranit në Siri. Gjatë ditëve të fundit, Netanjahu ka shprehur shqetësim lidhur me praninë e Iranit në Siri, duke pretenduar se Teherani synon të konsolidojë praninë e tij pranë Palestinës së okupuar. Ai gjithashtu kritikoi marrëveshjen SHBA-Rusi për të vendosur armëpushim në zonat pranë lartësive Golan dhe e përshkroi atë si një veprim që çon në forcimin e Iranit./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne