Neutralizohen 91 terroristë të YPG/PKK-së në veri të Irakut dhe Sirisë

Ministria turke e Mbrojtjes njoftoi se Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) brenda 10 ditëve kanë neutralizuar gjithsej 91 ndërsa në 24 orët e fundit 16 terroristë të YPG/PKK-së në veri të Irakut dhe Sirisë.

Në deklaratën e ministrisë bëhet e ditur se lufta kundër terroizmit po vazhdon ditë e natë në mënyrë efektive dhe të vendosur.

“Forcat e Armatosura heroike të Turqisë (TSK) me operacionet e skukseshme të ndërmarra në veri të Irakut dhe Sirisë kanë neutralizuar 16 terroristë të YPG/PKK-së. Në këtë mënyrë brenda 10 ditëve janë neutralizuar gjithsej 91 terroristë të YPG/PKK-së. Operacionet tona do të vazhdojnë pa u ngadalësuar deri në neutralizimin e terroristit më të fundit”, thuhet në deklaratë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne