Nga sot: Maqedonia nuk ka as pushtet lokal

Maqedonisë i shtohet edhe një segment i krizës politike. Tanimë qytetarët janë edhe pa pushtet lokal, të cilëve ju mbaron afati sot (15 maj), shkruan Telegrafi Maqedoni.

Pritet një marrëveshje në mes grupeve parlamentare në Kuvendin e Maqedonisë për të gjetur një zgjidhje për funksionimin e kryetarëve të komunave.

Prej sot, bizneset dhe qytetarët nuk mund të kryejnë asnjë obligim në administratën komunale pasi ajo nuk është e vlefshme, pas kalimit të afatit.

Me fatin e kryetarëve të komunave dhe këshilleve komunale, lidhet edhe fati rrogave të pushtetit lokal.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne