Shqiperia Sociale

NGA TROPOJA NË ARABI/ Rrëfehet stjuardesa shqiptare: Është fitimprurëse, por… (FOTO)

Është vetëm 23 vjeç, por Amarda Logu ka vizituar aq shumë vende të ndryshme të botës, sa me siguri asnjëri prej jush nuk do ti vizitojë gjatë gjithë jetës.

Bukuroshja nga Tropoja  është stjuardesë, dhe shumicën e kohës e “gjen” në ajër.

Personat që e njohin Amardën, nuk e kanë menduar ndonjëherë se ajo mund të qëndronte kaq shumë kohë larg familjes, por ajo i ka idetë e qarta. Ajo nuk mendon të heqë dorë nga kjo punë, pasi së fundmi ajo është ngritur edhe në detyrë duke u bërë Shefe Kabine. Kjo nuk është një arritje e vogël, prandaj Amarda do të vazhdojë të “fluturojë”.

Gjithsesi, ajo na ka treguar se nuk mendon se do ta bëjë gjatë këtë punë pasi për një vajzë që dëshiron të krijojë familje, kjo nuk është puna ideale.

Në një intervistë për Revistën Class, Amarda na rrëfen si është të jetosh mes qiellit dhe tokës, dhe sa të vështirë e ka pasur ajo që të përshtatet me kulturën strikte të Arabisë Saudite.

Si të lindi ideja për t’u bërë stjuardesë?

-Në fakt ishte një rastësi aplikimi im për stjuardesë, një nga shoqet e mia më të mira e kishte parë njoftimin për këtë punë, por hezitonte të shkonte vetëm dhe prandaj më tha që të shkojmë ta provojmë bashkë, por gjithmonë duke menduar që do të ishte e parealizueshme për arsye se nuk kishim eksperiencë.

A është fitimprurëse?

-Po është fitimprurëse, sidomos për një vajzë shqiptare normale është një ndihmë e mirë ekonomike meqënëse rroga është mbi mesataren normale në Shqipëri.

Cili është vendi më i bukur që ke vizituar?

-Një nga vendet që më ka pëlqyer më shumë ka qenë Dubai, është një mrekulli të shkosh atje jo vetëm për bukurinë por dhe për rregullin e pastërtinë. Po ashtu njerëzit janë shumë të edukuar prandaj çdo vend që kam vizituar atje jam kënaqur pa masë.

Eksperienca më e keqe ne avion?

-Për fatin tim të mirë nuk kam pasur ndonjë eksperiencë shumë të keqe në avion përveç turbulencave apo ndonjë pasagjer që nuk është ndjerë mirë. Çdo gjë është e menaxhueshme meqënëse transporti ajror është dhe ai më i sigurti.

Ju jeni një vajzë e bukur, ju kanë ngacmuar ndonjëherë pasagjerët në avion?

-Kultura arabe është goxha strikte prandaj janë të rralla rastet kur ata mund të ngacmojnë, normalisht që ndonjeherë mund të të thonë ndonjë fjalë apo mund të hedhin shikime por ndodh shumë rrallë./ alpenews

OPINIONE