Shqiperia

Nis në Korçë ceremonia e pritjes së dy qeverive

Ka nisur në qytetin e Korçës ceremoniali zyrtar i mirëseardhjes për nder të Këshillit të Ministrave të Republikës së Kosovës. Në bulevardin kryesore të qytetit u kënduan dy himnet e dy vendeve, ndërsa kryeministrat Rama dhe Haradinaj u përulën para Gardës së Republikës.

Pas pak pritet që të nisë edhe mbledhja e dy qeverive, ku do të nënshkruhen edhe 4 marrëveshje, dy prej të cilave për diasporën.

Qyteti është i blinduar nga masat e sigurisë, ndërsa pranë godinës historike po bëhen përgatitjet e fundit për të pritur anëtarët e kabineteve të Edi Ramës e Ramush Haradinajt

Delegacioni kosovar është akomoduar në një prej hoteleve në zonën e Pazarit të Korçës, ndërsa ai shqiptar ka zgjedhur një hotel në Bulevardin Republika.