Nis nesër regjistrimi në universitet i fituesve të fazës së dytë

Janë shpallur rezultatet e fituesve të raundit të dytë për universitete. Regjistrimi nis prej ditës së nesërme. Fituesit duhet të ndjekin me kujdes procedurat e regjistrimit në afatet e përcaktuara, për të mos rrezikuar djegien e studimeve në degën e fituar. Regjistrimet bëhen në sekretaritë mësimore të fakulteteve.

Prej ditës së nesërme në portalin Ualbania, www.ualbania.arsimi.gov.al, gjendet e detajuar edhe lista zyrtare e fituesve të shpallur për çdo program studimi në fakultetet publike dhe ato private.

Edhe ky raund i dytë rergjistrimesh do të jetë i ndarë në 7 faza 48 orëshe regjistrimi. Portali online i siguron çdo maturanti akses për të ndjekur në kohë reale ecurinë e procesit të shpalljes fitues në njërin, apo disa prej programeve të studimit nga ato që ka përzgjedhur gjatë 7 fazave 48 orëshe.

Hyrja në portalin Ualbania mund të aksesohet vetëm nëpërmjet ID së maturantit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne