Shqiperia Sociale

Nis sot mësimi në zonat e prekura nga tërmeti. Kyçen 30 shkolla, 15 mijë nxënës transferohen

Ashtu siç ishte përcaktuar edhe nga Ministra e Arsimit dhe Sportit, ka nisur sot procesi mësimor në zonat e goditura rëndë nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit.

Pas një ndërprerje gati dy-javore, nxënësit në Tiranë, Durrës, Vorë dhe Kurbin, janë ulur sot në bankat e shkollës. Nga tërmeti me magnitudë 6.4 të shkallës rihter u dëmtuan rëndë 30 shkolla, të cilat kanë dalë jashtë funksionit, ndërkohë që 15 mijë nxënës të këtyre institucioneve do u mundësohet transferimi nëpër vende të tjera.

Ndërkohë, në disa shkolla të tjera pati dëmtime të lehta. Kujtojmë se tërmeti i 26 nëntorit mori 51 jetë njerëzish dhe la pas qindra të plagosur si dhe shumë banesa të shkatërruara./balkanweb

OPINIONE

INTERVISTA