Nisma për “Akademinë e Transparencës”, Manjani: SHBA e ka kapur dëmin nga brirët këtë radhë me pesë milion dollarët

Ish ministri Drejtësisë Ylii Manjani ka vlerësuar nismën e SHBA për ngritjen e “Akademisë së Transparencës” për menaxhimin e fondeve të marra nga Konferenca e Donatorëve.

Sipas Manjanit e ka kapur demin nga brirët këtë radhë me ato pesë milion dollar ndihmë për Transparencën.

Komenti i Manjanit:

Nuk para e vlerësoj zotin Palmer, por nuk i heq asnjë presje propozimit të Tij për “Akademi të Transparencës”.

I couldn’t agree more!

Fiks ajo që i mungon qeverisjes TRANSPARENCA.

Pa transparencë nuk ka vendimmarrje të drejtë e të përgjegjshme. Nuk jep askush para për tendera sekretë dhe pa garë. As për PPP e Koncensione pa leverdi.

Shpresoj që Akademia e Transparencës të mbulojë të gjitha sektorët e tjerë.

Dhe po, shumë Faleminderit SHBA që ka kapur demin nga brirët këtë radhë me ato 5 milionë Dollarë ndihmë për Transparencën, Historinë e Shqipërisë dhe me trajtimin e emergjencave nga Kryqi i Kuq.

Pra asnjë kacidhe ndihmë për qeverinë siç pretendon propaganda./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne